CIVIL: Votimi në Dibër është i qetë, ka pengesa nga jofunksionimi i makinave për gjurmët e gishtave

Vëzhguesit e CIVIL raportojnë për fillimin me kohë të ditës së votimit, gjegjësisht rivotimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Dibrës, njofton Portalb.mk.

Monitorimi i CIVIL-it evidenton edhe një rast të joaksesit në vendvotimet numër 0546, 0541, 0544 në shkollën fillore “Penestija”, ku më së shumti votojnë banorët e vendbanimit Venec 2.

Pajisjet biometrike të identifikimit të votuesve, përsëri, nuk funksionojnë në shumë raste.

Në vendvotimin 0477 në fshatin Mogorcë, 9 votues kanë pasur problem me aparatin e gjurmëve të gishtërinjve, ndërsa në vendvotimin 477/1, në të njëjtin fshat janë shënuar dy raste të tilla. Të gjithë votuesit që kanë probleme me pajisjet lejohen të regjistrohen në mënyrë alternative.

Në qendrat e votimit në qytetin e Dibrës, të cilat janë vizituar nga vëzhguesit e CIVIL-it, është vërejtur se një në tre votues ka pasur problem me aparatin e gjurmëve të gishtërinjve.

Për shkak të problemeve me makineritë e gjurmëve të gishtave votimi është i ngadaltë dhe janë krijuar radhë para qendrave të votimit.

Një votues nuk ishte në Listën zgjedhore në vendvotimin 0541.

Dibra është komuna e vetme në vend që voton gjatë ditës së sotme, pasi në rrethin e parë asnjëri nga kandiatët nuk e siguroi censusin e nevojshëm për fitore, ndërsa më 31 tetor ishte përsëritur votimi në një vendvotim. Në Komunën e Dibrës gjithsej 19211 votues kanë të drejtë vote të cilët votojnë në 27 qendra votimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button