Një shtetas amerikan i ka sulmuar tre policë në Stacionin Policor në Kisella Vodë

Prokuroria Themelore Publike ngriti procedurë kundër një 42-vjeçari nga SHBA, i cili, pasi që është arrestuar në stacion policor, ka sulmuar tre policë me grushta, njofton Portalb.mk.

Incidenti ka ndodhur sot në mëngjes kur shtetasi i huaj është arrestuar në Stacionin Policor në Kisella Vodë pasi që paraprakisht ka kryer shkelje kundër qetësisë dhe rendit publik.

“Derisa ka hyrë në hollin e stacionit, ai ka filluar ta godasë inventarin, a kur njëri prej zyrtarëve policor e ka paralajmëruar që të ndalojë, ai i është kthyer dhe e ka goditur me grushta në fytyrë”, informojnë nga Prokuroria.

Ata shtojnë, se më pas kanë ndërhyrë dy policë, të cilët janë munduar që ta ndalojnë, megjithatë edhe nuk kanë mundur.

“Pas një kohe, zyrtarët policor kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin”, thonë nga Prokuroria.

Kundër tij, siç thonë nga Prokuroria, do të dorëzohet padi penale – sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë sipas nenit, 383, paragraf 2 në lidhje me paragrafin 1 të kodit Penal.

Për shkak se në rastin konkret, nuk ekziston mundësi tjetër për parandalimin e arratisjes së personit, prokuroria deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për masë paraburgimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button