Spërkatja me avion nuk e rrit numrin e të infektuarve me Kovid

Teoritë e konspiracionit në lidhje me “Chemtrails” janë hedhur poshtë kategorikisht nga komuniteti shkencor dhe nga verifikuesit e fakteve. Gjurma e bardhë që lënë aeroplanët në ajër quhet “Contrail” ose rruga e kondensimit. Pretendimi në postim se pas çdo spërkatjeje nga avionët rritet numri i të infektuarve me Covid-19 është i pakuptimtë, sepse virusi transmetohet në një distancë më të vogël se dy metra përmes spërklave nga hunda dhe goja, përmes të folurit, kollitjes, këndimit. Është e pamundur që virusi të përhapet qëllimisht  përmes tretjeve të rrezikshme që hidhen nga një lartësi e madhe prej 5 ose 10 mijë metrash, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se dikush nga qielli mbi Shkup “spërkat” dhe prandaj në ditët në vijim pritet që numri i të infektuarve me Kovid të rritet.

Sot Shkupi dhe një pjesë e Maqedonisë përsëri u spërkatën me avionë. Prisni një rritje të numrit të pacientëve me Kovid. Fotografuar sot në ora 11 dhe 45 minuta, thuhet në postim.

Fotografitë që janë pjesë e këtij pretendimi janë bërë nga një makinë dhe në to shihen më shumë gjurmë avionësh në qiell. Gjurma e bardhë që lënë avionët në ajër quhet “contrail”, pra rruga e kondensimit. Retë në formë vije prodhohen nga gazrat që shkarkohen nga motori i avionit dhe shkaktohen nga ndryshimet në presionin e ajrit, zakonisht nga avionët që fluturojnë disa kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Teoritë e konspiracionit në lidhje me “Chemtrails” janë hedhur poshtë kategorikisht nga komuniteti shkencor dhe nga verifikuesit e fakteve, mes të cilëve shërbimi çek për verifikimin e fakteve, Manipulatori.cz., shërbimi serb Istinomer.rs , si dhe në shumë recenzione të „Vërtetmatësit“.

7 vite më parë (nëntor të vitit 2016) një grup prej 77 shkencëtarësh  publikoi një raport pasi shqyrtoi provat e supozuara se disa avionë po na spërkatnin me kimikate. Nga ata 77 shkencëtarë, 76 thanë se nuk kishin gjetur prova të një “programi të fshehtë atmosferik të një shkalle të gjerë”. Me fjalë të tjera, provat sugjerojnë se vijat e bardha janë rezultati i pritur i avionëve që fluturojnë në ajër.

PRETENDIME TË PAKUPTIMTA

Covid-19 ekziston dhe është real, dhe këtë e vërtetojnë shifrat ditore të të infektuarve dhe vdekjeve nga virusi, por nuk është aspak rezultat i ndonjë spërkatjeje nga avionë, siç thuhet në postimin që po e recenzojmë. Virusi u identifikua nga autoritetet kineze më 7 janar të vitit 2020, pas çka u izolua materiali gjenetik i tij. Pretendimi në postim se pas çdo spërkatjeje nga avionët rritet numri i të infektuarve me Covid-19 është i pakuptimtë, sepse virusi transmetohet në një distancë më të vogël se dy metra përmes spërklave nga hunda dhe goja, përmes të folurit, kollitjes, këndimit. Nuk spërkatet nga avionët.

Është e pamundur që virusi të përhapet qëllimisht  përmes tretjeve të rrezikshme që hidhen nga një lartësi e madhe prej 5 ose 10 mijë metrash!

Të gjithë tashmë i dimë rekomandimet për mbrojtje nga virusi të cilat thonë të praktikohet një distancë fizike prej të paktën 2 metra. Ndërkohë këtu po prezantohet një skenar konspirativ sipas të cilit njerëzit “spërkaten” nga avionët me një virus që hidhet nga 5 apo 10 mijë metra lartësi!

Sipas hulumtuesve të Universitetit Harward në SHBA, të cilët kanë studiuar teori të tilla konspirative, “nuk është gjetur asnjë provë e besueshme për ekzistencën e Chemtrails”.

Gjithashtu për këtë temë “Forbes” publikoi një studim, sipas të cilit një panel prej 76 kimistësh dhe shkencëtarësh nga Universiteti i Irvine, Kaliforni, kanë deklaruar se nuk kanë gjetur kurrëfarë provash që janë krijuar programe për spërkatje me kimikalie në shkallë të gjerë për ta dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe për të ndikuar në atmosferë.

Infeksioni me Kovid-19 nuk ndodh nëpërmjet një virusi imagjinar që bie në tokë nga avionë të ngarkuar (!), por nëpërmjet kontaktit të ngushtë me një person të infektuar. OBSH është decide  se ka kontekste sociale, pra kushte në të cilat virusi përhapet shumë lehtë, si për shembull në ambiente të mbyllura me shumë njerëz që nuk ajrosen siç duhet, në klube nate, zyra, restorante, vende ku njerëzit këndojnë.

Për shkak të të gjitha informatave të lartpërmendura, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se Shkupi “po spërkatet” dhe se si rezultat i kësaj do të rritet numri i të prekurve nga Kovidi. Numri i të infektuarve me Kovid pritet të rritet sepse njerëzit do të fillojnë të kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe për shkak se shumë qytetarë ende nuk janë të imunizuar me dy doza, gjë që u mundëson atyre të mbrohen nga format e rënda të sëmundjes. Qendrat e Kovid në vend do të rihapen nëse do të ketë fluks të hospitalizimeve, por kjo nuk do të jetë si rezultat i ndotjes së ajrit.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button