Skriningu në shkolla nuk ka për qëllim të vrasë fëmijët

Pandemia e koronavirusit nuk është shpikur, është e vërtetë dhe këtë e tregojnë shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi. Testet me të cilat zbulohet prania e koronavirusit nuk janë asgjë më shumë se një shtupë pambuku, me të cilën merren mostra në fyt dhe në hundë. Këto teste janë të sigurta dhe në asnjë mënyrë nuk mund t’ju dëmtojnë. Marrja e tamponit nuk është asgjë e re. Skriningu në shkolla ka për qëllim të tregojë se sa transmetohet virusi, jo të vret fëmijët, siç pretendohet në postim. Testimi te nxënësit bëhet në disa vende evropiane

 

Një postim në Facebook përhap lajme të rreme se pandemia Covid-19 u shpik dhe se testet e zbulimit të virusit luajtën rol të madh në këtë. Në postim, gjithashtu bëhen pretendime serioze të pabaza se me testimin e fëmijëve në shkolla përgatitet vrasja e tyre, duke i quajtur autoritetet shëndetësore vrasës.

NË SPITAL PËR OPERACION, E TESTUAN DHE U KTHYE NË TABUT

-Edhe pse u pranua me test negativ, plus i goditur me dy doza, sërish test në spital, në respirator dhe në varreza!

-Në spital gjoja janë të hutuar dhe kërkojnë prej ku është infektuar dhe të gjithë janë testuar?!?

– A e kuptoni që testet e kanë rolin kryesor në këtë plandemi të imponuar ???

– A e kuptoni se nuk është rastësi, “teste për 8200 fëmijë të përzgjedhur rastësisht” si mostra (minj eksperimental) me qëllim në prapaskenë ??? Dhe cili është qëllimi, pyesni Filipçen, e di ai me siguri ???

– A do t’ua jepni fëmijët këtyre monstrave, që t’ua vrasin ???

MOS I JEPNI FËMIJËT!!!

Pandemia nuk është e imponuar

Që nga fillimi i koronavirusit, teoricienët e konspiracionit filluan të thurin histori se pandemia ishte e shpikur dhe e imponuar, gjë që nuk është e vërtetë, dhe teori të tilla konspirative “Vërtetmatësi” vazhdimisht i ka hedhur poshtë.

Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se çfarë është një pandemi, virusi duhet të përhapet në të gjitha vendet e botës, dhe me koronavirusin ndodhi pikërisht kjo.

Së dyti, virusi u identifikua nga autoritetet kineze më 7 janar 2020, pas së cilës materiali i tij gjenetik, ARN, u izolua. Vetë OBSH edhe në njoftimin e radhës konfirmoi se virusi ishte izoluar më 7 janar 2020. Më pas, më 11 mars 2020, OBSH shpalli pandemi. Udhëheqja më pas në konferencë mbi shkaqet e pandemisë njoftoi:

Në dy javët e fundit është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus jashtë Kinës. Numri i vendeve që raportojnë raste pozitive me këtë virusi është trefishuar. Aktualisht kemi 118,000 të infektuar në 114 vende të botës. Gjithsej 4291 persona kanë humbur jetën deri më tani dhe mijëra të tjerë po luftojnë për jetën e tyre nëpër spitale.

Arsyeja e tretë që tregon shumë qartë se pandemia është reale, është numri i rasteve të reja dhe viktimave në çdo vend të botës. Prania e virusit zbulohet përmes testit PCR, i cili është i njëjtë kudo. Le të marrim shembullin e Maqedonisë. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 19.10.2021, tregojnë se në vend janë kryer gjithsej 1.347.969 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 197.669, numri i të shëruarve është 183.972, numri i të vdekurve është 6.978 dhe numri i rasteve aktive është 6.719.

Është përtej logjikës së shëndoshë të pretendosh se dikush i inskenoi të gjitha këto raste. Është raportuar shumë herë se si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit vdesin nga virusi dhe se ai është i paparashikueshëm, dmth edhe pse shumica e njerëzve e kalojnë atë me simptoma më të lehta, megjithatë disa prej tyre përballen me komplikime që lidhen me organet e trupit që nuk janë respiratore, si veshkat, sistemi kardiovaskular. Covid-19 është veçanërisht i rrezikshëm për personat me sëmundje shoqëruese, sepse përveç gjendjes kronike – gjegjësisht komorbiditetit – koronavirusi mund të jetë fatal.

Testi PCR është i sigurt

Prania e koronavirusit te njerëzit zbulohet nga testet PCR. Shumë herë deri më tani janë përhapur thashetheme të rreme për testet se janë helmuese, se përmbajnë oksid grafeni e të ngjashme.

Dihet se testi molekular (PCR test), i cili zbulon koronavirusin, është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është i sigurt dhe për këtë qëllim përdoret në mbarë botën gjatë pandemisë Covid-19.

Shefi i zyrës së OBSH-së në Shkup, Xhihan Tavilah, në prill të vitit të kaluar, për MIA-n deklaroi se sipas udhëzimeve të OBSH-së, testi PCR është bërë për të zbuluar virusin, përkatësisht antigjenin.

Me këto teste kërkohen shenja të infeksionit aktiv, ndërsa mostra që përdoret për këtë test është tampon që merret thellë në fyt nëpërmjet një shtupe pambuku. Nuk ka asgjë tjetër përveç pambukut në këtë majë tamponi! Më pas, kjo mostër nën kushte të veçanta, dërgohet në laborator për testim.

 

Skriningu në shkolla nuk ka për qëllim t’i vrasë fëmijët

Skriningu në shkolla nuk ka për qëllim vrasjen e fëmijëve siç pretendohet dhe akuzohet në mënyrë të pajustifikueshme në postim, por ka për qëllim, siç njofton Ministra e Shëndetësisë, të mundësojë mbledhjen e të dhënave relevante për përhapjen e mundshme të rasteve asimptomatike të virusit Covid-19, gjegjësisht nëse përhapet nëpër shkolla dhe cili është transmetimi. Testi zgjat më pak se një minutë, është pa dhimbje dhe i sigurt dhe është si çdo tampon që merret nga fyti ose zgavra e hundës. Ministria e Shëndetësisë apelon që prindërit dhe kujdestarët, fëmijët e të cilëve do të përzgjidhen për testim, të japin pëlqimin dhe të merren të dhënat përkatëse për transmetimin e virusit dhe nëse ka raste asimptomatike te nxënësit. Kjo, sipas autoriteteve, do të mundësojë mësimdhënie më të sigurt dhe mbrojtje më të madhe të shëndetit të nxënësve.

 

Danilovski: Nga skriningu mund të kemi vetëm përfitime

Nga skriningu në shkolla që e bën Ministria e Shëndetësisë mund të kemi vetëm përfitime, vetëm nëse bëhet mbikëqyrje në gjendjen e kohës, gjegjësisht testimet duhet të bëhen një herë në javë, thotë epidemiologu dr. Dragan Danilovski.

Nga skriningu mund të kemi vetëm përfitime, vetëm nëse kemi njohuri për gjendjen me kalimin e kohës. Pra, analizat duhet të bëhen së paku një herë në javë, në kushte optimale dy herëthotë Danilovski për Meta-n.

Sipas tij, do të ishte ideale që të testoheshin rregullisht të gjithë 240 mijë nxënësit. Ai tregon shembullin e Gjermanisë, ku testimi i nxënësve bëhet nga prindërit në shtëpi, para se të nisen për në shkollë.

Nëse fëmija është pozitiv, ata e mbajnë në shtëpi dhe e informojnë mësuesin përgjegjës. Kemi edhe te ne shembull identik në një nga shkollat ​​private në Shkup. Kështu, situata është plotësisht nën kontrollshton Danilovski.

Profesori thotë se nuk e ka të qartë rezistencën dhe mosbesimin e disa prindërve, për procedurën e cila është në të mirë të sigurisë së fëmijëve të tyre.

A bëjnë problem nëse mjeku i familjes i përshkruan tampon për hundën dhe fytin kur fëmija ka anginë?, pyet ai, duke shtuar se këto nuk janë tampone që përdoren për analizat PCR, të cilat nuk janë të këndshme për t’u marrë.

Përvoja nga vendet evropiane

Në disa vende evropiane, bëhet skrining i rregullt në shkolla. Për ilustrim, e ndajmë praktikën në Gjermani. Nxënësit e pavaksinuar testohen tre herë në javë, ndërsa mësuesit e pavaksinuar duhet të bëjnë çdo ditë testi. Nëse një nxënës sëmuret, në vend të karantinës, të gjithë shokët e klasës duhet të testohen për të paktën pesë ditë, me test të shpejtë çdo ditë. Kjo vlen për të gjitha llojet e shkollave. Në disa rajone, si Baden-Württemberg, mbajtja e detyrueshme e maskave është hequr në këmbim të testimit të rregullt. Nxënësve u jepen teste, të cilat bëhen në shtëpi, përpara nisjes për në shkollë. Në Bavari, testet e shpejta antigjen në shkolla janë të detyrueshme për të gjithë nxënësit, tre herë në javë.

 Austri testimi bëhet edhe në shkolla, me pëlqimin e prindërve.

Nxënësit në Greqi, dy herë në javë duhet të sjellin test negativ, për të ndjekur mësimin.

Në Slloveni, nxënësit dhe mësuesit që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, ose që e kanë kaluar sëmundjen, do të duhet të testohen të paktën një herë në javë, njoftoi qeveria sllovene.

Nga e gjithë kjo mund të konstatojmë se pandemia e koronavirusit nuk është e shpikur, ajo është reale dhe këtë e tregojnë shifrat e rasteve të reja dhe të të vdekurve nga virusi. Testet për të zbuluar praninë e koronavirusit nuk janë asgjë më shumë se tampon me shtupë pambuku, e cila futet në fyt dhe në hundë. Këto teste janë të sigurta dhe në asnjë mënyrë nuk mund t’ju dëmtojnë. Marrja e një tamponi nuk është asgjë e re. Skriningu në shkolla synon të tregojë se sa transmetohet virusi, jo të vras fëmijët, siç pretendohet në postim. Testimi te nxënësit bëhet në disa vende evropiane. Prandaj, postimin që po e recensojmë, e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button