CIVIL: Parregullsitë në procesin zgjedhor deri në orën 17

Monitorimi i OJQ “Civil” i rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 17 tregon për disa parregullësi, njofton Portalb.mk.

Në vijim është raporti i “Civil” pa ndërhyrje të redaksisë:

Shkelje e heshtjes zgjedhore, agjitacion, transport i organizuar në votime, kërcënime ndaj votuesve

Koçani, Një person me automjet m eregjistrim KO-7650-AB në qendrat e votimit Usova Çeshma në shkollën fillore Malina PopIvanova dhe tek Agjencia për punësim, bart votues dhe agjiton për parti të caktuar.

Në një faqe e Facebooku-t është postuar video me qytetarët që vijnë nga diaspora për të votuar njërin nga kandidatët për kryetar të Komunës së Kërçovës. Njoftimi vazhdon me gjuhë të urrejtjes ndaj organizatave joqeveritare.

Aerodrom, Çerdhja “Srniçka”, VV 2686, 2687, Në oborrin e çerdhes policia ka larguar dy djem për gjoja agjitim. Ata nuk u ndaluan.

Shkelje e fshehtësisësë votimit

Probishtip, Shkollë në lagje të Probishtipit, VV 1537, Leximi me zë i numrave unik të identifikimit nga anëtarët e BZ. Krijimi i një turme në dhomë, duke pritur në rend brenda që cenon protokollet kundër Kovid, si dhe privatësinë.

Probishtip, objekt privat në fshatin Drenovë, VV 1572, numri i identifikimit të një votuesi është lexuar me zë nga një anëtar të BZ-së.

Aerodrom, Shkolla fillore “Gjorgjija Pulevski”, VV 2695, Ka llaptop me kamerë qe shikon nga dera dhe bordi dhe luan muzikë, nuk mund të dallohet nëse kamera nga llaptopi është e kyçur, apo është vetëm për muzikë

Shkolla fillore e Strugës “Vllezërit Milladinovci”, VV 1855, Një qytetar ka fotografuar vajzën e tij duke e vendosur fletën e votimit në kuti. Askush nuk ka reaguar nga BZ-ja, por një anëtar i BZ-së u ankua dhe i detyroi që ta regjistrohet në procesverbal.

Demir Kapi, Shkolla fillore në f. Bistrenci, VV 1241, Emri, mbiemri dhe numri personal i identifikimit lexohen me zë të lartë para të gjithë të pranishmëve.

 Shkelja e protokolleve kundër KOVID

Shkollafillore e Strugës “Vëllezërit Milladinovci”, VV 1861, mbesa dhe gjyshja kanë votuar bashkë, janë lejuar të votojnë së bashku prapa ekranit, në vend të gjyshes mbesa ka rrethuar numrin. BZ-ja nuk ka reaguar për këtë.

 Probleme me SG

Paaksesueshmëri, shkelje e të drejtës së votës të personave me aftësi të kufizuar

Çashkë, Shkolla fillore në f. Oreshë, VV 2214, nuk është vendosur ekran për personat meaftësitëkufizuara.

Aerodrom, Shkollafillore “Gjorgjija Pulevski”, VV 2695, Nuk ka stand për personat me aftësi të kufizuara.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton në rreth të dytë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button