RMV, vazhdon dhënia e letërnjoftimeve në fundjavë, për të pasur mundësinë e votës

Në prag të mbajtjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve lokale, që do të mbahen nesër, MPB-ja informoi se sot dhe nesër shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të votohet, me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve të mund t’i marrin letërnjoftimet, njofton Portalb.

Reparti për punë civile, gjegjësisht sektori për punë administrative i kësaj njësie administrative pranë MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në përbërje të tyre, më 30.10.2021 do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve me orar pune të rregullt prej orës 08:00-16:00, njoftojnë nga MPB.

Nga njësitë rajonale të Repartit për punë administrative Shtip do të punojnë  njësitë rajonale  në Koçan, Berovë, Dellçevë, Probishtip dhe Sveti Nikole.

Nga njësitë rajonale të Repartit për punë administrative, Manastir do të punojnë njësitë rajonale në Manastir, Resnjë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.

Nga Njësitë rajonale të Repartit për Punë Administrative në Strumicë do të punojnë njësitë rajonale në vijim, në Strumicë, Gjevgjeli dhe Radovish.

Njëkohësisht edhe Reparti për Punë Administrative Shkup vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021, (e shtunë) do të punojë në pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar pune prej 07:00 deri në 16:00.

Të dielën sërish, më 31.10.021 të gjitha njësitë  kompetente të përmendura do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar pune prej 07:00 deri në 19:00,  duke i përfshirë edhe pikat e shpërndara në RPA Shkup – Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button