SHBA, miratohet përdorimi emergjent i vaksinës Pfizer për fëmijët 5-11 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka marrë vendim se vaksina e Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 është e përshtatshme për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga FDA thuhet se është miratuar vaksina e Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 për përdorim emergjent tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç dhe se është ndërmarrë një hap kritik për fillimin e vaksinimit të kësaj grup-moshe.

“FDA përcaktoi se kjo vaksinë e Pfizer-BioNTech plotëson kriteret për lejen e përdorimit emergjent. Dobitë e njohura dhe potencialet e vaksinës tek personat që janë të paktën 5-vjeç tejkalojnë rreziqet e njohura dhe mundshme”, thuhet në deklaratë.

Masa e dozës për fëmijët është një e treta e dozës së rekomanduar për personat mbi 12-vjeç, theksohet në deklaratën në cilën vihet në dukje se vaksina është rreth 91 për qind efektive në parandalimin e COVID-19 tek grup-mosha 5-11 vjeç.

Komiteti Këshillues për Vaksinat dhe Produktet Biologjike Përkatëse të FDA-së, më 27 tetor tha se vaksina kundër COVID-19 e Pfizer-BioNTech ka më shumë dobi se sa rrezik për fëmijët e moshës së shkollës fillore.

Ekspertët e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të mblidhen për të diskutuar nëse do të rekomandohet apo jo vaksina tek fëmijët dhe se cilat grupe duhet të jenë të përshtatshëm.

Fjala e fundit për aplikimin e vaksinës Pfizer-BioNTech tek fëmijët i takon drejtoreshës së Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), dr. Rochelle Walensky dhe pas miratimit të saj do të hapet rruga për fillimin e vaksinimit të rreth 28 milionë fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button