RMV, një vajzë 17 vjeçare ka ndërruar jetë nga Covid – 19

Një vajzë 17 vjeçare nga fshati Sopotnica të Demir Hisar, ka ndërruar jetë sot në mëngjes nga korona virusi në Klinikën Infektive në Shkup, informoi Ministria e Shëndetësisë. Pacientja e re ka pasur sëmundje kronike diabet të tipit 1 dhe nuk ka qenë e vaksinuar, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ajo ka qenë nxënëse në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Manastir.

Sipas raporteve mjekësore, më 18 tetor për herë të parë ka kërkuar kontroll mjekësore në Klinikën në Manastir. Pacientja është sjell në spital me saturim të ulët, temperaturë 40 gradë, frymëmarrje të vështirësuar dhe dhimbje në trup dhe muskuj.

“Këto simptome pacientja i ka pasur disa ditë para se të kërkojë ndihmë mjekësore në spitalin në Manastir. Mjeku e kontrolluan në pneumofiziologji – ambulancë për pacientë të dyshuar me korona virusi, është testuar për korona virus dhe ditën e njëjtë ka marrë rezultat kovid pozitiv. Për shkak të seriozitetit të gjendjes është mbajtur në spital dhe është vendosur në oksigjen permanente. Për pacienten, për shkak të vështirësisë së gjendjes, moshës dhe komorbiteteve, menjëherë është organizuar transport në Shkup. Më 19 tetor pacientja me automjet të ndihmës së shpejtë është dërguar për kujdes intensiv në Klinikën Infektive dhe ka filluar trajtimi intensiv sipas protokollit për mjekim të pacientëve infeksion të rëndë të Covid – 19. Gjatë qëndrimit ka vijuar përkeqësimi progresi i gjendjes me përkeqësim të analizave laboratorike, biokimike, gjetjet radiografike dhe pasqyra klinike. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar në mënyrë dramatike, që ka ardhur deri te emboli pulmonare kardiake. Edhe përkrah të gjitha masave të ndërmarra diagnostike, të terapisë dhe reanimacionit, pacientja sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”, qëndron në raportin e ministrisë.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani 7.087 persona kanë ndërruar jetë nga korona virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button