Petrovska nga LSDM e paraqiti letërnjoftimin e Danella Arsovskës nga Petriçi, me numër, datë të lindjes dhe ngjyrën e syve

Deputetja e LSDM-së dhe ish-zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska, sot në një konferencë për media e publikoi letërnjoftim bullgar për të cilën pohon se është kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit Danela Arsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE. Reagoi edhe vetë Arsovska, mohoi një gjë të tillë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Ashtu edhe në shtetësinë, për të cilën Petrovska pohon se është lëshuar nga MPB-ja e Republikës së Bullgarisë, edhe në letërnjoftim në gjuhën bullgare, në vend të Danelës, është Daniela. Një përshkrim i shkurtër është shkruar në bullgarisht: “me sy të gjelbër”.

Ndërkaq, në rrjetet sociale, shokët e saj të klasës, siç pretendojnë ata, kanë postuar një fotografi nga almanaku në gjimnaz, ku nën fotografinë e Daniela Arsovska (atëherë Jovanovska), shkruan Daniela me “i”.

Arsovska në një konferencë për media sot në mëngjes tha se ajo ishte Danela që nga lindja dhe emrin e ka marrë pas gjyshit të saj Dane.

“Letërnjoftimi bullgar i Arsovskës ka ‘nomer’ (numër), datë ‘razhdane’ (lindje), adresë vendbanimi në Petriç, e cila, ndër të tjera, është ende e vlefshme. Ky letërnjoftim i Arsovskës është lëshuar më 5 maj 2017.”tha Petrovska dhe e pyeti Arsovskën se me çfarë qëllimi e ka nxjerrë letërnjoftimin bullgar vetëm disa ditë pas tentativës së dështuar për të vrarë deputetë në sulmin e organizuar terrorist të 27 prillit atë vit.

Petrovska dje publikoi dokumente se Arsovska ka pasaportë të Republikës së Bullgarisë, por edhe se është konsull nderi i Hungarisë në Maqedoni, duke e quajtur instalacion të Gruevskit.

Danella Arsovska ka shtetësi bullgare, thonë nga LSDM, kurse nga VMRO-DPMNE dhe vetë Arsovska e mohojnë 

Qytetarët e Shkupit zgjedhin kryetar komune, jo kmet (kryeplak).” tha Petrovska.

Arsovska edhe sot në mëngjes tha se dy ditë para zgjedhjeve nuk ka mundur të dëshmojë përmes procedurës se pretendimet e tilla të LSDM-së nuk janë të vërteta.

“Unë i kam mohuar plotësisht këto pretendime. Jo vetëm shkupjanët, por e gjithë Maqedonia e dinë dhe besojnë se njerëzit që shitën interesat kombëtare maqedonase tani, dy ditë para zgjedhjeve, dalin me akuza që nuk mund t’i vërtetoj me procedurë.” tha Arsovska sot në mëngjes në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve nëse kishte shtetësi bullgare.

Për këtë reagoi përsëri edhe më vonë vetë protagonistja duke thënë se ajo është Danela Arsovska, maqedone e lindur në Maqedoni.

“Ata dinë të bëjnë një fotografi nga një almanak ku dikush e ka shkruar gabim emrin tim, dhe ata nuk dinë si ta nxjerrin emrin tim nga libri i lindjeve? Une jam Danela Arsovska maqedone e lindur ne Maqedoni. Me gjyshin tim Dane kam shkuar ne shkollen fillore Vllado Tasevski, në gjimnazin Nikolla Karev ne Shkup kam jetuar këtu gjithë jetën i respektoj teë gjitha fetë të gjitha religjionet , njerëz të çdo kombësie. Unë jam krishtere ortodokse, por kam miq të të gjitha kombësive dhe besoj se ata do të dinë të zgjedhin se cila është zgjidhja më e mirë në këtë moment.” tha Arsovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button