Prezantuesja televizive lexon propozimin e vet për martesë direkt në TV

Prezantuesja e Fox54, Jillian Pavlica, e lexoi propozimin e saj për martesë pasi që sistemi i prezantimit të lajmeve u hackua nga i dashuri i saj, Vince.

“Kemi disa lajme ekskluzive për ju. Fox54 sapo ka mësuar se një prezantuese e lajmeve nga Huntsville po propozohet për martesë direkt në TV momentalisht”, tha ajo.

Ajo u pengua teksa tha fjalën propozim pasi që i fejuari i saj hyri në studio dhe u ul në gjunjë.

“Tung e dashur”, i tha ai, teksa Jillian filloi të qante.

“Kemi katër vjet që flasim për këtë. Dhe gjatë këtyre viteve më ke thënë të jem i durueshëm dhe se do të na vijë koha edhe neve. Më në fund, gjithçka po kompletohet tek ne”, i ka thënë ai. “Nuk mund ta paramendoj një ditë të jetës sime të mos zgjohem pranë teje”.

Pasi ajo pranoi propozimin, studioja nisi të duartrokiste, duke e lënë Vincein në pozitë të palakmueshme duke lëvizur duart pa kontroll.

“Këtu në Fox54, ju sjellim mundësinë 100 për qind të sigurt që të qani”, ka thënë kolegu i Jillian teksa pamjet kalojnë tek raporti i motit.

Lajme të ngjashme

Back to top button