Sot dita e lumturisë. Ja 6 sekrete për të qenë më të lumtura

Meqë sot është dita ndërkombëtare e lumturisë, ne po iu japim çelësat e duhur për ta arritur atë.

Përfitoni nga momentet e thjeshta te gëzimit

Nuk është gjithmonë e thjeshte te arrihet lumturia kur jemi te ngarkuara me pune dhe angazhime te tjera, por ne fakt lumturia mund te vije edhe nga disa momente te thjeshta gëzimi. Për shembull, pasi jeni munduar shume arrini me ne fund te pastroni një njolle nga veshja juaj e preferuar. A nuk iu bën kjo te ndiheni mire? Te paktën për disa minuta do ndiheni te lumtur.

Tregohuni mirënjohëse

Mundohuni te shihni anën e mire te gjerave. Keni shume pune? Epo te paktën e keni një pune, çfarë duhet te bëjnë ata qe mundohen aq shume për te gjetur një te tille? Tregohuni mirënjohëse për ato qe keni ne jete dhe mos u tregoni shume kërkues.

Krijoni kujtime te bukura

Sot është dite e bukur dhe me diell? Largojeni rutinën, dilni me te afërmit dhe mos harroni te merrni aparatin tuaj fotografik. Me vone kur te shihni fotot, edhe pse nuk mund te kenë dale ashtu si ju i dëshironit do qeshni dhe do kujtoni momentet e këndshme qe keni kaluar.

Bëjini komplimente vetes

Nuk është dhe aq e keqe qe here pas here t’i bëni disa komplimente vetes. Ka terapi te ndryshme qe rekomandojnë këto komplimente për te inkurajuar veten dhe për ta nisur ditën mbare. Mos e nënvlerësoni veten ne asnjë moment dhe mos i dëgjoni ata qe kane tendence ta bëjnë këta. Edhe nëse nuk ia dilni për diçka qe herën e pare, mos e humbni shpresën, te paktën e provuat.

Kujdesuni për veten

Ne mëngjes, pjesa me e madhe e njerëzve nxitojnë për te shkuar ne pune dhe nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur vetes. Mundohuni te gjeni pak kohe për te zgjedhur një veshje te përshtatshme dhe elegante, për te rregulluar flokët apo për pak makijazh. Objektivi? Jo vetëm qe do iu pëlqeni te tjerëve, por edhe vete do ndiheni me mire.

Mësoni te thoni “Jo”

Kur familja apo te afërmit tuaj kane disa probleme, jepni ndihmën tuaj, por kjo nuk do te thotë qe te vuani vete për te kënaqur te tjerët. Mësoni te thoni “jo” kur nuk mundeni dhe mos iu vije aspak turp. Vendosni ne vend te pare veten, me pas te tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button