Mediat qetësohen, Afërdita falënderon Zotin

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, këto ditë është shumë e angazhuar me projekte të ndryshme në fushën e modelimit. Aktualisht po qëndron në Majami dhe bazuar në ato që Afërdita shkruan në rrjete sociale, ajo po kalon ditë të ngarkuar me punë.

Përveç kësaj, ditëve të fundit Dreshaj u komentua për fundin e lidhjes së dashurisë me Shpat Kasapin, gjë për të cilën ajo nuk ka komentuar akoma asgjë. Duket se dëshira e saj më e madhe ishte që mediat të mos merren me këtë çështje, gjë të cilën e ka bëre të ditur vetë ajo.

”Më duket vetëm mua apo dhe juve, mediat kanë filluar të qetësohen? Faleminderit Zot!”, ka shkruar modelja në rrjete sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button