(VIDEO) Debat për Tetovën: Zeqiri kundër Manojlloskit

Në debatin e dedikuar zgjedhjeve lokale, gjegjësisht komunës së Tetovës, morën pjesë vetëm dy kandidatë nga pesë të ftuarit. Në ballafaqim të drejtpërdrejtë ishin kandidati i RDK-së Izet Zeqiri dhe ai i VMRO-së Goran Manojlloski.

Zeqiri akuzoi ashpër Qeverinë se nuk ndan para për Komunën e Tetovës dhe theksoi se përgjegjësia e mospasjes së ujit në Tetovë i takon partnerëve të koalicionit në Qeveri.
“Premtoj se do ta realizoj projektin e ujësjellësit të Tetovës dhe banorët do të kenë ujë të pijshëm. Projekti im për ujësjellësin quhet 7 x 7 kanë mbetur edhe 7 kilometra të sillet ujësjellësi në Tetovë, është aksion qytetar ku çdo njeri për 7 ditë të hapë 1 metër gjatësi tokë do ta sjellim ujësjellësin” tha Zeqiri.

“Do të zgjedhim problemin e parkingjeve sipas modelit të komunës Qendër, do të hapim vende të gjelbërta për qytetarët.Do ti legalizojmë të gjitha objektet pa leje në një afat për 3 muaj dhe do të miratohen dhe planet detale.Lejet e ndërtimit do të jepen për 15-20 ditë, në bazë të ligjeve, pa korrupsion” ishin këto disa nga premtimet e Zeqirit.

Nga ana tjetër, Manojlloski tha ai se do të formojë deponi rajonale për rajonin e Pollogut, ku do të deponohen të gjitha mbeturinat nga të gjitha komunat dhe do të propozojmë seleksionim të mbeturinave.

“Do të investoj në ndërtimin e shtëpive malore dh? stacioneve malore dhe organizimin e garave enduro-motokros në shpatet e Malit Sharr. Menjëherë do të filloj me zgjidhjen e problemit të mbeturinave nëpërmjet strategjisë për trajtim, deponim dhe seleksionim të mbeturinave, blerje të automjeteve. Pasi të zgjidhet problemi me statusin e tokës për zonën industriale për zhvillim teknologjik, do të vendoset partneritet publik-privat me firmën norvegjeze” tha mes tjerash Manojlloski.

Në debatin për Tetovën të organizuar nga NDI (Instituti nacional për demokraci) në bashkëpunim me Agjencionin Zviceran  për zhvillim dhe USAID-in u ftuan edhe Teuta Arifi nga BDI, Sadi Bexheti nga PDSH dhe Ivica Zoriq nga LSDM por ata nuk e pranuan ftesën për të marrë pjesë në debat /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button