RMV, prokuroria po zhvillon procedura për të shtënat, ryshfetin dhe grisjen e fletëvotimeve

Komisioni i Prokurorisë Publike për Monitorimin e Parregullsive të Mundshme, sot prezantoi rastet e parregullsive zgjedhore gjatë zgjedhjeve të djeshme lokale, po ashtu edhe atyre më parë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Parregullsitë variojnë nga trazirat dhe ryshfeti i votuesve, grisja e fletëvotimeve, lënia e fletëve të zbrazëta në qendrën e votimit, kërcënimet dhe të shtënat.

Komisioni i Prokurorisë Publike njoftoi se kishte mbërritur një numër i madh i njoftimeve, parashtresave dhe raporteve për parregullsitë zgjedhore. Kështu, për disa prej tyre kanë filluar procedurat ku po mblidhen provat, materiale dhe ato gojore.

Tre raste janë hapur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, për të shtëna, zhvatje dhe kërcënime.

Po ndiqen procedimet kundër autorëve të panjohur për të shtëna me armë zjarri gjatë tubimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Një lëndë u formua edhe pasi ishte dorëzuar një njoftim nga Ministria e Brendshme për krimin “Zhvatje” të kryer nga autorë të panjohur, një personi nga lista e kandidatëve për këshilltarë të një partie politike për Qytetin e Shkupit. Palës së dëmtuar iu dërguan mesazhe, përfshirë mesazh që përmendte një bombë. Pas udhëzimeve të prokurorisë, po ndërmerren veprime për zbardhjen e ngjarjes.

Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup, gjatë ushtrimit të së drejtës për të votuar, një person vendosi vetëm një nga katër fletëvotimet në një kuti votimi, ndërsa të tjerat i grisi dhe i la në vendvotim. I dyshuari u arrestua dhe pas marrjes së kallëzimit penal, filluan procedurat e ndjekjes.

Dje, kryetari i këshillit zgjedhor në Demir Kapi raportoi se një person erdhi në gjendje dukshëm të dehur për të votuar. Personi pas paravanit grisi njërën fletë votimi dhe tjetrën e futi në xhep, kështu ka dyshime për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i materialit zgjedhor” sipas Kodit Penal.

Prokuroria Themelore Publike në Sveti Nikollë po zhvillon procedurë për ryshfet kundër një ryshfetdhënësi dhe katër personave që kanë marrë ryshfet. Ngjarja ndodhi më 15 tetor 2021, në komunën e Lozovës, kur i dyshuari u pa duke u dhënë para qytetarëve për të votuar për një kandidat të pavarur. Dokumentacioni dhe paratë që u gjetën në posedim të të dyshuarit u konfiskuan.

Në zonën e prokurorisë së Koçanit kishte shumë punë. Prokuroria Themelore Publike në Koçan po punon për rastin e raportuar të premten në policinë e Koçanit, kur dy persona dyshohen se kanë kërcënuar disa qytetarë të Koçanit nga 8 deri më 15 tetor, se do të pushohen nga puna nëse nuk votojnë për partinë  të cilën e mbështetnin ata. Pasi u paraqit kallëzim kundër një personi për agjitacion në një qendër votimi në fshatin Teranc, lënda u ngrit në Zyrën Themelore të Prokurorit Publik në Koçan. Prokurori Publik ndërmerr veprimet e nevojshme për të vërtetuar faktet në këtë rast.

Pas njoftimit të dorëzuar për transport të organizuar të votuesve në qendrën e votimit në Koçan, në prokurori janë hapur dy raste, të cilat veprojnë në mbledhjen e provave materiale dhe verbale. Në një rast, sipas raportit, bëhet fjalë për përdorimin e një automjeti të bartësit të një liste të këshilltarëve.

Akuzat penale janë ngritur nga një parti politike, duke deklaruar se në fshatin Orizare, pranë vendvotimit në Shtëpinë e Kulturës në Koçan, u zhvillua agjitacion për një parti politike, posterat elektorale u ngjitën nga një parti politike pranë vendvotimit dhe kjo ndikoi te votuesit.

Një lëndë kundër personave të panjohur u ngrit edhe pas marrjes së informacionit nga një parti politike, për një grup më të madh njerëzish që qëndronin para vendvotimeve në Koçan, bartnin votuesit në mënyrë të organizuar dhe bënin agjitacion. Pas akuzave penale, u hap lënë për vepër penale “Shkelja e lirisë së zgjedhjes së votuesve”.

Pas akuzave të ndara penale të paraqitura nga partitë politike që pretendonin se individët ndikuan në votuesit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, u hapën katër raste kundër gjithsej shtatë të dyshuarve. Të gjithë ata po ndiqen penalisht në prokurorinë e Koçanit.

Lëndë për ryshfet u ngrit në Prokurorinë Publike Themelore Dellçevë pas marrjes së njoftimit se të shtunën në tregun e qytetit në Dellçevë, një kandidat për kryetar nga një parti politike i dha 3,000 denarë një personi së bashku me një broshurë. Paratë nga personi që i ka marrë u konfiskuan, derisa u gjet broshura. Prokuroria dha udhëzime për veprime të mëtejshme.

Prokuroria Themelore Publike në Strugë hapi lëndë kundër një personi që në fshatin Otkis grisi fletën e votimit.

Prokuroria e Gostivarit po mbledh prova materiale dhe verbale në një rast për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Në një qendër votimi në Gostivar, një votues fotografoi të votën e tij, pas së cilës ai u vu re nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor dhe krimi u raportua.

Prokuroria e Tetovës po ndërmerr veprime pas një raporti që një kandidat për kryetar komune premtoi shtrimin me pllaka begatoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button