Qeveria thotë se në RMV janë sjellë edhe 149 qytetarë nga Afganistani

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon si pjesë e aksionit humanitar global për shpëtimin e qytetarëve të Afganistanit nga situata ku gjenden, mbrëmë vonë në aeroportin ndërkombëtarë në Shkup arritën grupi i ri prej 149 qytetarë nga Afganistani, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për persona që kanë fituar bursa nga Fondacionet Shoqëri e Hapur dhe qytetarë të cilat punuan në misione ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre. Qytetarët do të jenë  përkohësisht të vendosur në Shkup deri sa nuk sigurohet transferim i destinacionit të tyre përfundimtarë. Shpenzimet në tërësi janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se pas aterrimit, është realizuar procedura standarde, kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim.

“Kryqi i kuq u ndau paku higjienike dhe veshmbathje, ndërsa gjithashtu edhe për personat që më herët arritën në Maqedoninë e Veriut, Kryqi i Kuq distribuoi mjete shtesë për higjienë, veshje dimërore dhe mbathje. Deri më tani në vend arritën 450 qytetarë të Afganistan për të cilët institucionet bëjnë gjithçka që të ndjehen të siguritë duke ju siguruar gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, më 30 gushtit mbërriti grupi i parë i refugjatëve të evakuuar nga Afganistani, gjegjësisht 149 afganëve.

15 gusht kanë arritur 44 qytetarë të Afganistani.

5 tetor kanë arritur edhe 97 qytetarë të Afganistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button