RMV, dozën e tretë deri tani e kanë marrë 571 qytetar

Deri dje në Maqedoninë e Veriut, janë vaksinuar gjithsej 793.179 qytetarë, 743.374 janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 571 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, përcjellë Portalb.mk.

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.458 doza vaksine, prej të cilave 873 u aplikuan si dozë e parë, 2.513 u rivaksinuan dhe 72 qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, thonë nga kjo Ministri, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë të vaksinuar.

Vaksinimi me dozën e tretë filloi më 27 shtator dhe fillimisht mund të vaksinoheshin personat mbi 60 vjeç dhe punonjësit shëndetësore si dhe personat me imunitet më të dobët pavarësisht moshës. Por, më 4 tetor, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se një dozë e tretë e vaksinës kundër kovid-19 mund ta marrë kush do pa dallim të moshës.

Përfshirë ditën e djeshme, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë është 193.458, numri i pacientëve të shëruar është 175.881, numri i të vdekurve është 6.758, dhe numri i rasteve aktive është 10.819.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button