Rivaldo: Dua të bëhem trajner i Barcelonës

Ish ylli i Barcelonës dhe Milanit, Rivaldo mendon karrierën si trajner. Ish kampioni i botës me Brazilin në 2002, ëndërron të drejtojë pikërisht Barcelonën.

“Kam biseduar me presidentin e klubit katalanas, Rosell, me të cilin kam një marrëdhënie të mirë dhe një shoqëri të bukur. Rosell më ka thënë se është i gatshëm të më presë në skuadër. Kam pasaportë spanjolle dhe një raport të shkëlqyer me qytetin e Barcelonës dhe tifozët e skuadrës. Dëshiroj ta nis aventurën si trajner pikërisht në drejtim të skuadrës më të fortë në botë,” përfundoi braziliani.

Lajme të ngjashme

Back to top button