Thaçi: PDSH ofron një alternativë për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë ka mbajtur tubim në komunën e Sarajit ku është promovuar kandidati i PDSH-së për Sarajin, Hazbi Nuredini.

Nuredini para banorëve të këtij fshati ka akuzuar kundër-kandidatët e tij për premtime të rrejshme dhe për dështimin e plotë në zhvillimin e kësaj komune.

“Kam vizituar shumë vendbanime dhe nuk kam dëgjuar asnjë fjalë të mirë për gjendjen e tyre. Andaj më 24 mars duhet mbështetur PDSH dhe do të ndryshojë gjendja e kësaj komune”, tha mes tjerash Nuredini.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se në takimet me banorët e kësaj komune ka hasur në shumë banorë të pakënaqur dhe që jetojnë në kushte të mjerueshme. 

“Unë ftoj të gjithë shqiptarët dhe të kësaj komune që të votojnë programin e PDSH-së që ofron një alternativë të vërtetë për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve”, theksoi Thaçi.

Kandidati për komunën e Shkupit, Bekim Fazliu ka theksuar se edhe pse Saraji është pjesë e Shkupit, viteve të fundit ka qenë i anashkaluar nga projektet e qendrës dhe se asnjë projekt nuk është realizur në këtë komunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button