Gruevski: Koha është që Strumica ta shohë si punon VMRO-DPMNE-ja

Nikolla Gruevski në tubimin e partisë së tij në Strumicë theksoi se është koha që nga kjo komunë të largohet klani i Zoran Zaevit.

Gruevski e prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Strumicës nga radhët e VMRO-DPMNE-së Vasil Pishev si një njeri me vlera dhe me përkushtim duke potencuar se njerëz të tillë i nevojiten Strumicës. 

“Keni mundësi të zgjidhni nga njëra anë një njeri të ndershëm dhe nga ana tjetër një njeri I cili fillimin e karrierës së tij e nisi si biznesmen me biznese të vogla, ndërsa tash askush nuk mund ti numërojë bizneset e klanit Zaev. Koha është që ky klan të bie. Koha është për njerëz të ndershëm si Vasil Pishev” tha Gruevski para të pranishmëve.

Filozofia e VMRO-DPMNE-së është që tju ndihmojë qytetarëve dhe të bëjë vepra në interes të qytetarëve.

VMRO-DPMNE nuk propozon kriminelë, njerëz të tillë nuk i duhen Maqedonisë dhe as Strumicës, tha Gruevski para banorëve të Strumicës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button