Fushata zgjedhore në RMV, partitë politike kanë vazhduar me tubime dhe aktivitete parazgjedhore

Kanë vazhduar edhe sot aktivitet e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka mbajtur tubim në Negotinë, ku para qytetarëve ka premtuar investime të reja dhe mbështetje të fuqishme të bizneseve të vogla në komuna, transmeton Portalb.mk.

“Zhvillimi i ekonomisë lokale e avancon cilësinë e jetës së qytetarëve në komuna, ndërsa kandidatët për kryetar komunash janë të përkushtuar që të punojnë ndershëm, që qytetarët të jetë me dinjitet në komuna bashkëkohore dhe të zhvilluara dhe në komuna të kapura dhe në borxhe”, tha Zaev.

Lideri i VMRO – DPMNE – së, Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në tubim në Radovish, prej ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatin e kësaj partie që garon për komunën e Radovishit.

“Në lokacionin vetëm 500 m prej Radovishit, në sipërfaqe prej 10 hektarë, do të ketë park për rekreacion me gjelbërim dhe urban për më të moshuarit, park lodrash për më të rinjtë dhe terrene sportive, korsi për biçikleta, pishinë, diskotekë, restorant dhe vend të ri për rekreacion dhe sport për të gjithë qytetarët”, premtoi kandidati i VMRO – DPMNE –së për Radovish, Aco Ristov.

Lideri i BDI-së Ahmeti, në kuadër të aktiviteteve zgjedhore, sot ishte prezent në tubimin e mbajtur në Vrapçisht, ku bëri thirrje që të votohet kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Nebi Rexhepi. para të pranishmëve theksoi se për të drejtuar vendin duhen kuadro të fuqishme e të specializuara në fusha të ndryshme, e ato BDI i ka.

“Sonte para jush me përgjegjësinë që më është dhënë po shpalos konceptin dhe programin për katër vite. Kemi detyrim që të krijojmë e përmirësojmë kushtet bazike jetësore për të gjithë qytetarët”, theksoi kandidati për kryetar komune nga BDI në Vrapçisht, Nebi Rexhepi.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa tubimin qendror e kanë mbajtur sot në Komunën e Vrapçishtës. Para të pranishmëve fjalim ka mbajtur edhe lideri i ASH-së, Zijadin Sela.

“Këto janë zgjedhjet të cilët është betejë midis së vjetrës dhe atyre që duhet ta rikthejnë jetën dhe shpresën, atyre të cilët duhet ta kthejnë perspektivën dhe të ndalin këtë plagë të mallkuar që na i kanë imponuar këto që 20 vjet janë në qeveri dhe që është migrimi i të rinjve dhe të rejave shqiptarë në shtetet e perëndimit”, tha Sela.

Lideri i Lëvizjes Besa dhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot realizoi takim me Odën e Zejtarëve në qytetin e Tetovës që punojnë në disa pjesë të qytetit.

Para tyre ai ka prezantuar programin e tij që u mundësojnë zanateve të vjetra të kenë një ekzistencë dhe krijim të qëndrueshëm, mbrojtjen e dyqaneve dhe punëtorive të tyre dhe arsimimin.

Kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot ka vizituar banorët e Komunës së Gazi Babës, të cilëve ua ka prezantuar programin e saj për Shkupin modern.

“Do të bëjmë lidhje direkte mes Gazi Babës dhe Aerodromit, do të bëjmë park mega të madh në komunë, do t’i rinovojmë korsitë për këmbësor dhe biçikleta dhe do të krijojmë të reja, pajisje urbane, do të bëjmë kanalizim fekal”, premtoi Arsovska para qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button