RMV, u regjistruan 185 raste të reja me kovid dhe 15 viktima

Maqedonia e Veriut sot regjistroi edhe 185 raste të reja me Covid – 19, nga 1876 testimet e bëra. Ministra i Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 15 raste të vdekjes nga Covid – 19, ndërsa janë shëruar 523 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë pesë pacientë (53, 75, 79, 79 dhe 79v), një nga Kumanova (73v), Koçani (90v), Velesi (83v), Prilepi (70v), Sveti Nikolla (63v), Ohri (78v) dhe Kriva Pallanka (79v).  Ministria regjistroi edhe tre pacientë që kishin ndërruar jetë nga 29 shtatori deri më 3 tetor, mosha e të cilëve ishte nga 69 deri 86 vjeç. Ata ishin nga Shkupi, Strumica dhe Gjevgjelia.

Rastet e reja:

  • Shkup – 99,
  • Veles 14
  • Koçan – 14,
  • Kavadarci – 12,
  • Shtip – 11,
  • Sveti Nikolla – 8,
  • Kumanova – 6,
  • Ohër – 5,
  • Strumica – 4,
  • Prilep, 2
  • Vinica 2
  • Probistip – 2,
  • Gostivar, 1
  • Gjevgjeli, 1
  • Radovish, 1
  • Kriva Pallankë, 1
  • Kratovë 1
  • Bogdanci – 1

Pacientët e shëruar:

  • Shkupi – 153,
  • Ohri – 98,
  • Struga – 73,
  • Kumanova – 28,
  • Koçani – 19,
  • Velesi 18
  • Shtipi – 18,
  • Tetova – 17,
  • Kërçova – 14,
  • Kavadarci – 13,
  • Manastiri – 12,
  • Strumica – 10,
  • Sveti Nikolla – 7,
  • Prilep, 5
  • Gostivar 5
  • Kriva Pallanka – 5,
  • Probishtip, 4
  • Berova 4
  • Vallandova – 4,
  • Vinica, 3
  • Gjevgjeli, 3
  • Radovish 3
  • Kratova – 3,
  • Negotina, 1
  • Resnjë, 1
  • Dibër 1
  • Delçevë – 1

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 192.654, numri i pacientëve të shëruar në 174.148, i të vdekurve në 6.719, ndërsa momentalisht ka 11.787 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.301.702 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button