Diplomati Milenkoski kërkon të gjykohet në Maqedoninë e Veriut

Diplomati maqedonas, Mile Milenkoski, i cili më 27 gusht u arrestua në serbi pas fletarrestit të Interpolit të lëshuar më 15 shkurt të vitit 2020 me kërkesë të Republikës së Armenisë, kërkoi të gjykohet në vend. Ai përmes një letre dërguar në redaksinë e “Sloboden pecat”, reagoi ndaj publikimeve mediatike në vend me rastin e incidentit në të cilin është i përfshirë, transmeton Portalb.mk.

“Më vjen keq për atë që përkrah imazhit tim, me këtë ngjarje është dëmtuar edhe imazhi i MPJ-së dhe i Qeverisë të RMV. Për asgjë në botë nuk do të dëmtoja nderin dhe imazhin tim, të familjes, të ministrisë që më dha gjithçka në jetë, as të Qeverisë së RMV-së. Të jeni të bindur se as në këtë rast nuk ka asnjë faj te unë, as shkelke, as vepër penale, që është rast në gjithë jetën time dhe karrierën. Kuptohet, atë do ta tregojë edhe hetimi. Deri atëherë, lus që të përmbaheni nga spekulimet dhe informatat e paverifikuara, sepse me atë i lëndoni ndjenjat e familjes sime dhe me atë e vështirësoni gjendjen time edhe ashtu të rëndë në të cilën u gjendëm në këtë ngjarje të pakëndshme”, thuhet në letër.

Në reagimin e tij, Milenkoski tha se, nga ana e Gjykatë i janë dorëzuar dëshmitë nga Armenia.

“Në to nuk ka asgjë që do të indikonte fajin tim dhe as nuk mund të ketë. Një kopje e dëshmive është u është dorëzuar institucioneve kompetente në RMV. Besoj se RMV është shtet i së drejtës dhe prej aty, besoj se kompetentët do të ngritin procedurë të shpejtë, duke pasur parasysh faktin se, në dëshmitë për rastin janë përfshirë 7 persona, prej të cilëve 6 janë shtetas të RMV. Me çka, RMV do të kërkonte nga Republika e Serbisë që të transferohem në RMV. Në këtë mënyrë drejtësia do të përmbushej dhe rasti do të zgjidhej tërësisht, që është dëshira ime më e madhe për momentin”, thuhet në reagim.

Pas arrestimit të Milenkoskit, ai ishte suspenduar për gjashtë muaj nga Ministria e Punëve të Jashtme e tij amë, ndërsa të gjitha institucionet kompetente në shtet u distancuan nga incidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button