U arrestua diplomati maqedonas në Serbi, dyshohet se është Mile Milenkoski

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, konfirmoi arrestimin e diplomatit maqedonas në Serbi dhe sipas raportimeve del të jetë diplomati Mile Milenkoski, tashmë janë bërë të ditura edhe detaje të tjera rreth tij, transmeton Portalb.mk.

Millenkoski dyshohet se është arrestuar pasi ka qenë i përfshirë në transportin e një zyrtari armen, i cili me ndihmën e Millenkoski dhe dy diplomatëve tjerë maqedonas, përmes një avioni privat dhe duke shfrytëzuar kanale diplomatike ka arritur ta lëshojë Armeninë.

Jozyrtarisht mësohet se diplomati Milenkovski ka lidhje farefisnore me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, i cili tashmë është dënuar për një sër veprash penale, ndërkaq aktualisht është në paraburgim.

MPJ e RMV-së, tha se një punonjës në Ministri, që për momentin është dërguar në Misionin e OSBE-së në Vjenë, më 27 Gusht është arrestuar në Republikën e Serbisë.

“MPJ-ja e Serbisë zyrtarisht ka njoftuar Ambasadën e RMV-së në Beograd. Sipas njoftimit, gjykata kompetente në Serbi ka përcaktuar paraburgimin e ekstradimit në bazë të një fletarresti ndërkombëtar për vepër që ngarkohet se e ka bërë gjatë një udhëtimi të tij privat jashtë vendit”, njoftuan nga MPJ-ja.

Sipas MPJ-së, është ngrirë marrëdhënia e punës me të punësuarin e arrestuar, deri në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button