RMV, do të asgjësohen 13,000 doza të vaksinave të dhuruara nga Bullgaria pasi u ka skaduar afati

Vaksinat e pashfrytëzuara kundër Covid – 19 të cilat ishin donacion i Republikës së Bullgarisë, do të asgjësohen si mbetje medicinale pasi iu ka skaduar afati, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“13 mijë doza të vaksinave kundër Covid – 19, të cilat vendi ynë i ka marrë si donacion nga Republika e Bullgarisë, sot janë tërhequr nga përdorimi për shkak se u ka skaduar afati. Në pajtueshmëri me procedurat ligjore, vaksinat do të asgjësohen si mbetje medicinale”, theksuan nga MSH për MIA-n.

Bullgari i ka dhuruar vendit 51,480 doza të vaksinës Pfizer. ata arritën në vend në 16 shtator, ndërsa afati i përdorimit ishte deri më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button