Xhaferri: Maqedonia dhe Kosova implementojnë marrëveshje me dinamikën e duhur

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri sot në Shkupi priti ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në njoftimin e lëshuar pas takimit nënvizohet se dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet ne mes dy vendeve, duke theksuar se kjo dinamikë e bashkëpunimit të mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Zëvendëskryeministri Xhaferri dhe ministri Hoxhaj theksuan se Kosova dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura dhe angazhimi në të ardhmen do të jetë realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim lidhshmërin në mes dy vendeve.

“Maqedonia dhe Kosova kanë të nënshkruar një numër të madh të marrëveshjeve në sfera të ndryshme dhe këto marrëveshje po implementohen në dinamikën e duhur”, theksoi zëvendëskryeministri Xhaferri.

Sipas tij, Kosova dhe Maqedonia  do të bashkëpunojnë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, sepse synimi i të dy vendeve dhe i tërë rajonit është anëtarësimi në këto struktura.

Temë bisede ishte edhe Marrëveshja historike e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë rast, zëvendëskryeministri Xhaferri tha se kjo marrëveshje ka një rëndësi të madhe sepse do ti shërbej pajtimit në mes dy vendeve, si dhe paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në ballkanin perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi se Maqedonia një partner i rëndësishëm strategjikë i Kosovës dhe se në fokus në të ardhmen do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat.

Ministri Hoxhaj i bërri ftesë zëvendëskryeministrit Xhaferri që të vizitojë Republikën e Kosovës. Hoxhaj qëndroi sot në Shkup në takimin ministror të SHBA-ve dhe Kartës së Ardiatikut

Lajme të ngjashme

Back to top button