Terrenet sportive, sa të nevojshme që janë

Në çdo mjedis të populluar, ekzistojnë talentë të shumtë në lëmi të ndryshme, por valorizimi i aftësive dhe shkathtësive ekzistuese më së shpeshti varet nga kushtet ekzistuese për afirmimin e sidomos, talenteve të rinj. Në veçanti duhet theksuar talentët në lëmin e sportit,  është njëra prej lëmive më sfiduese në kohën e sotme.Në trevat tona talentët e tillë asnjëherë nuk kanë munguar, por rëndomë kanë munguar kushtet optimale për afirmimin e plotë të tyre.Sepse është e qartë se nëse shoqëria dëshiron rritjen e rezultateve maksimale në disiplinat e shumta sportive atëherë duhet krijuar kushtet optimale në arritjen e sukseseve të dëshiruara.

Disa herë e kemi cekur mungesën e infrastrukturës sportive në trevat tona, pa të cilën në kushtet ekzistuese nuk është e mundshme shfrytëzimi i potencialit ekzistues të talentëve të rinj. Aq më parë pasi që jemi dëshmitarë të arritjes së rezultateve dhe rekordeve të shumta në lëmin e sportit, të cilat jo fortë kaherë pothuajse ishin të paimagjinueshme për civilizimin njerëzor. Por,kjo përveç talentit të lindur, domosdo arrihet edhe duke krijuar kushtet optimale duke krijuar mundësitë që kuptohet me angazhimin serioz të talentëve të lindur të arrihen rezultate të lakmueshme.

Mirëpo ekzistimi i infrastrukturës sportive, është i mirëseardhur në kohën e sotme në popullarizimin e përmbajtjeve të larmishme sportive, përmes së cilave sidomos gjenerata e re qoftë edhe në formë rekreative do të kalojë një pjesë të kohës së lirë në aktivitete të tilla, të cilat sa janë të rëndësishme për zhvillimin psikofizik të njeriut, po aq do të ndikojnë që të rinjtë të kalojnë një pjesë të kohës së lirë në mënyrë të organizuer, larg rrugës dhe dukurive tjera të dëmshme, të cilat për fat të keq janë pjesë e të përditshmes bashkëkohore të jetës. Andaj investimet në këtë drejtim janë sa të nevojshme po aq të dobishme, sidomos në mjediset urbane.

Autori është nga Mali i Zi

Lajme të ngjashme

Back to top button