Lloga: Gostivari do të kthehet me tre pikë nga Vrapçishti

Nesër zhvillohet ndeshja kryesore e ligës së dytë futbollistike në Maqedoni ku dy skuadrat shqiptare ajo e Vrapçishtit dhe Gostivarit do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të xhiros së 18 të kampionatit futbollistik në vend.

Mesfushori i Gostivarit Altin lloga thekson se ky është momenti i duhur për të bërë diferencën dhe për të hedhur një hap të sigurtë drejt titullit kampion në ligën e dytë.

“Synimi jonë gjithmonë është fitorja, ndaj Vrapçishtit jemi shumë të motivuar duke pasur rivalitetin me fqinjët tonë, por gjithashtu edhe barazimin e sotëm të skuadrës nga Gjorçe Petrov të cilin duhet ta shfrytëzojmë për të krijuar diferencën.Skuadra ka punuar shumë për këtë ndeshje dhe trajneri Jeton Beqiri ka kërkuar që ne të jemi maksimalisht të impenjuar për këtë takim. Atmosfera në klub është shume e mirë dhe ne do bëjmë gjithçka që nesër të marrim tre pikë” tha Altin Lloga për portalb.mk 

Në ndeshjet që u zhvilluan sot, Rrufeja fitoi pastër skuadrën e Ohrid 2004 me rezultat 3-0, ndërsa pretendent tjetër për kreun e tabelës, skuadra Euromilk, deklasoi skuadrën e Tikveshit me rezultat 4-0 si mysafirë. Në ndeshjet tjera që u luajtën sot fituan edhe Pobeda ndaj 11 Oktomvrit, Miravci ndaj lokomotiva B. ndërsa ndeshjet mes Maxhari vs Korzo dhe Novaci vs Makedonija Gj.Ppërfunduan me barazim.

Tabelës deri nesër do ti prijë skuadra e Euromilk me 37 pikë, e dyta është Gostivari me 36 dhe një ndeshje më pak, Makedonija Gj.P 36, Skopje 34, Rufeja 34, Miravci 31, Pobeda J 31.. 

Lajme të ngjashme

Back to top button