Çerdhja në Studeniçan, nuk shihet askund

Komuna e Studeniçanit mes tjerash nuk ka arritur që gjatë katër viteve të fundit te realizoi projektin çerdhja e fëmijëve.

Kreu i kësaj komune, njëherit edhe rikandidat për këtë komunë Fati Iseni, në fund të vitit të kaluar, në një prononcim për Portalb kishte thënë se çerdhja për fëmijë, do të realizohet në fillim të vitit 2013.

‘Projekte të cilat kanë ngelur pa u realizuar dhe do ti realizojmë në fillim të vitit tjetër janë çerdhja për fëmijë, projekt që kushton 2 milion denarë, dhe pritet të jetë gati në vitin 2013’ ka thënë Fati Iseni, në një prononcim për Portalb (21.12.2012).

Projekte tjerë që nuk kanë marrë jetë gjatë mandatit katër vjeçar të Isenit janë; Ndërtimi i shkollës në fshatin Ellovë, projekt që e financon Ministria e arsimit, ka filluar ndërtimi në vitin 2011, ndërsa nuk ka përfunduar ende.

Pastaj projekti për ujësjellësin nga Lumi i Sallakovës që do të mbulojë 9 vendbanime, apo 85 për qind të banorëve të komunës.

Montimi i 4 mini hidrocentraleve për të cilën është siguruar leje nga Ministria e Ekologjisë, është kompletuar dokumentacioni i duhur, ka vendim për zgjedhjen e ofertuesit dhe duhej të nënshkruhet kontrata kah fillimi i 2013-ës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button