Fushata bën pishman Trajanovskin, nuk rinovohet por ndërtohet Sallë e re Univerzale

Në sajë të fushatës parazgjedhore, kryetari aktual i Shkupit dhe kandidat për edhe një mandat të ri, Koce Trajanovski, ka paralajmëruar Sallë të re Univerzale në vend të asaj ekzistueses.

Në vend të rikonstruimit të saj dhe vendosjes së fasadës së re, autoritet kanë ndërruar mendje.

‘Objekti i Sallës Univerzale do të rrëzohet dhe në vend të saj do të ndërtohet objekt i ri, kanë preferuar ekspertët e ndërtimtarisë. Ata kanë preferuar ndërtim të një objekti të ri, sepse themelet e asaj ekzistueses nuk do të mund të mbanin riparimin dhe zgjerimin e saj’ ka thënë Trajanovski.

Planifikohet që salla e re të ketë hapësirë më të madhe edhe për të punësuarit në administratën e saj por edhe për parkim të automjeteve gjatë ndjekjes së manifestimeve që do të organizohen në të.

Gjithashtu parashihen edhe 3000 ulese, qe do te ris kapacitetet e saja per spektatoret.

Për rrënimin dhe ndërtimin e objektit të ri të Sallës Univerzale nuk do të mjaftojnë 11 milion eurot e paralajmëruara për rinovimin e saj disa muaj më parë, por do të duhen mjete shtesë.

Objekti ekzistues i Sallës Univerzale në Shkup është ndërtuar para 47 viteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button