Qeveria në takim me “Behtel-Enka”, premtojnë se autostradat do t’i ndërtojnë kompanitë lokale

Kryeministri Zoran Zaev në shoqërim të drejtorit për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot kanë realizuar mbledhje me delegacionin e konsorciumit ndërkombëtar “Behtel-Enka”, të cilin e ka udhëhequr kryetari i njësisë për infrastrukturë të kompanisë amerikane “Behtel”, Shon Keni, informuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Në mbledhje është diskutuar për fazën aktuale për realizimin e Memorandumit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8, për seksionin Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe për projektin e autostradës Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, por edhe për Korridorin 10 D, gjegjësisht për autostradën Prilep – Manastir.

Qeveria tanimë ka nënshkruar memorandum për ndërtimin e këtyre autostradave me “Behtel-Enka”, derisa Kuvendi e ka miratuar Ligjin për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit.

Nga Qeveria thonë se derisa të zgjatë procedura për marrjen e mendimit nga Gjykata Kushtetuese, të cilin e kërkon Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit, në interes të kohës, ekzistojnë dispozita nga memorandumi që mundësojnë punë dhe precizim të draft-marrëveshjes, e cila duhet që të miratohet nga të dyja palët që të mbyllet procedura juridike e cila do të mundësojë realizimin e projekteve të parashikuara infrastrukturore.

Në mbledhje është kumtuar se në Shqipëri tanimë është janë nga fundi procedurat për dokumentet projektuese për drejtimet rrugore dhe hekurudhore nga Korridori 8, me çka ky korridor evropian do ta fitojë fizionominë e saj përfundimtare për lidhje të Detit të Zi me Adriatikun.

Në mbledhje me menaxhmentin e “Behtel-Enka”, kryeministri Zaev e përshëndetur faktin se madje 80% e punëve kompania i zbaton me kompani lokale, që është me rëndësi për lëvizjen e ekonomisë së vendit dhe sektorin ndërtimor.

Zv.kryeministri Grubi ka thënë se ndërtimi i Korridoreve 8 dhe 10D në mënyrë të drejtpërdrejte e tangon kualitetin e jetesës së qytetarëve dhe ka ndikim ndaj ekonomisë së vendit.

Artan Grubi vlerëson se Korridori 8 paraqet mundësi të mirë për Maqedoninë e Veriut edhe nga aspekti politik, pasi që mundëson vendi të fitojë rëndësi të re gjeopolitike si urë lidhëse mes vendeve ballkanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button