RMV, inteligjenca artificiale tashmë është këtu, vetëm duhet të dimë si t’i nxjerrim të mirat

Nuk duhet të kemi frikë që inteligjenca artificiale (IA) mund ta zëvendësojë tërësisht njeriun, për shkak se mund të jetë vetëm vegël që në disa punë do të jetë lehtësim. Ashtu siç tani të gjithë përdorim kompjuter dhe na ndihmon, ashtu edhe IA mund të jetë vegël për të qenë më të mirë. Për shembull, nga doktorët, ata që do ta përdorin si vegël do të përparojnë. Mësimdhënësve mund t’u ndihmojë në disa aspekte, ngjashëm sikur tani е-ditari. Mirëpo nuk duhet si shoqëri të kemi frikë se IA do të uzurpojë gjithçka, meqë nuk ekzistojnë algoritme të tilla për ta bërë atë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Pikëpamje të këtillë për inteligjencën artificiale (IA) ka shprehur Hristijan Gjoreski, asistent profesor për inteligjencë artificiale dhe nxënie makinerike në Fakultetin për Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike – FEIT dhe drejtor ekzekutiv i Aidea Lab në onlajn-diskutimin e sotëm për inteligjencën artificiale. Diskutimi “Gjithçka që keni dëshiruar të dini për inteligjencën artificiale”, që u mbajt në platformën Zum dhe u transmetua në Fejsbuk, është në kuadër të Dialogëve për Agjendën digjitale, që Fondacioni Metamorfozis i organizon në kuadër të projektit “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA” të bashkë financuar nga Bashkimi Evropian.

Krahas Gjoreskit, për frikën e njerëzve nga inteligjenca artificiale, por edhe për rreziqet dhe përfitimet nga kjo vegël, si dhe për shpërdorimet e mundshme të saj, para se gjithash nga njerëzit apo kompanitë me interesa përfitimi, folën edhe Ivana Stankoviq,këshilltare në Fondin për Inovime dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) dhe koordinatore e grupit punues për Strategji Nacionale për Inteligjencë Artificiale, pastaj, si përfaqësues nga Semos Edukacija edhe Ilija Mitrov, inxhener softuerik dhe praktikant në fushën e inteligjencës artificiale dhe trajner në Akademinë për Inteligjencë Artificiale, Marko Serafimovski, menaxher në Semos Edukacija, si dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis dhe një anëtar i Këshillit Nacional për Shoqëri Informatike i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nëse ndërmerren masat e vërteta dhe punohet në kuadro, vendi shumë shpejtë mund të kyçet në rrjedhat globale në IA dhe me atë të sjellë para të huaja, të stimulohen profesionistë që mund të punojnë këtu për klientë të huaj.

“Ne jemi vend në zhvillim në të cilin ka njerëz të mençur të cilët mund të punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve për cilën do kompani botërore. Zgjidhje të cilat do t’i kishin përdorur vende serioze… Kjo industri, bota, do të presin zgjidhje të tilla”, tha Marko Serafimovski nga Semos Edukacija.

Siç u theksua më pas në diskutim, vendi megjithatë nuk është aq mbrapa, pasi ka edhe kuadër të universiteteve dhe studentë të interesuar, ndërsa tani 5-6 kompani punojnë në zgjidhje nga fusha e IA-s.

Megjithëse në pjesë të madhe të opinionit ende ekziston famë për inteligjencën artificiale (IA), madje edhe frikë që kompjuterët dhe robotët mund ta pushtojnë botën në të ardhmen. Realisht, pak dihet që inteligjenca artificiale tani më është gjerësisht e pranishme në jetën tonë.

Thuajse të gjithë jemi gjerësisht të eksponuar ndaj inteligjencës artificiale

Rrjetet sociale, Jutjub, por edhe aplikacionet e celularëve tani më kanë algoritme të IA-s.

“Kur hapim laptopin, çdo kërkues, për shembull, ka IA, që mëson çfarë kemi kërkuar, ashtu që dy individë të ndryshëm nëse kërkojnë në Google të njëjtën gjë do të fitojnë rezultate të ndryshme lidhur me atë që algoritmi e ka mësuar për shfrytëzuesin. Çdo klikim, ‘LIKE’, aktivitet regjistrohet dhe varësisht prej asaj, na plasohet përmbajtje”, sqaroi Ivana Stankoviq nga FIZHT.

Rrjetet sociale përdorin IA me të madhe, ndërsa me atë është e pranishme edhe frika që të dhënat që i grumbullojnë për nxënien makinerike, përkatësisht për përmirësim të IA-së, mund të keqpërdoren dhe të jetë e cenuar privatësia. Pikërisht për atë shkak ndërmerren masa, sikur përpjekjet e BE-së për t’u rregulluar fusha që kjo të jetë në mënyrë etike, sqaroi Gjoreski.

“Të mos ketë frikë, ekzistojnë iniciativa të mëdha të BE-së kjo të jetë në mënyrë etike, ja, për atë që kam kërkuar, për shembull. Momentalisht, në masë të caktuar, kemi praktikë të drejtë për mënyrën si ato të dhëna përdoren”, tha ai.

Gjoreski theksoi edhe në një rrezik nga inteligjenca artificiale. Përkatësisht, siç shpjegoi, nëse në Jutjub shikoni ndonjë video, IA në Jutjub sheh çfarë është interesi juaj, ndaj ju propozon video të ngjashme, ashtu që mund të ndodh për atë shkak edhe të futeni në përmbajtje që në fillim të shikuarit ndoshta edhe nuk i keni perceptuar, si dezinformata dhe teori konspiracioni.

“Prezent është rreziku nga futja në “flluskë të bindjes”, përkatësisht nëse filloj të shoh video me teori konspiracioni, algoritmi atë do ta hedh dhe do të më sugjerojë përmbajtje të tilla. Ashtu, lehtë mund të futet në “flluskë” të teorive të konspiracionit. Ky është një nga problemet më të mëdha që i kemi”, sqaroi Gjoreski.

Edhe privatësia është në rrezik

Në ngjarje veçanërisht u theksua edhe nevoja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe privatësia për t’u rregulluar edhe transparenca e punë në fushën e IA-së, për t’u shmangur rreziku nga cenimi i të drejtave por edhe nga keqpërdorimet e IA-së nga ana e institucioneve, kompanive ose individëve.

Rreziqet nga keqpërdorimi i IA-së duhet të parashihen me kohë dhe të reagohet që të mos vjen deri te cenimi i të drejtave që të mund edhe t’i shfrytëzojmë të mirat prej saj, por edhe të jemi të mbrojtur, theksoi drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari.

“Jetojmë në botë ku numër i madh i të dhënave shpërndahen. Nga ajo si ushqehemi, çfarë duam, për cilin bëjmë tifo, çfarë shohim në televizion dhe jo gjithmonë e dimë si ato të dhëna përdoren. Prandaj është e rëndësishme të rregullohet si do të shfrytëzohet IA, që të sjell të mira për jetën tone dhe mjedisin tonë jetësor. Më të mëdha janë sfidat për privatësinë, që është thelbësore për të jetuar në mënyrë të denjë. Prandaj nevojitet transparencë e algoritmeve që përdoren… Nevojitet llojshmëri dhe inkuadrim i më shumë njerëzve, që nuk duhet të jenë inxhinier, por vetëm të japin input që ato sisteme të mos sjellin vendime të gabuara të jenë të diskriminuar”, deklaroi Jashari.

Në Maqedoninë e Veriut tani më po ndërmerren hapat fillestar për përcaktim të mundësive për zhvillim të IA-s, si dhe për të gjetur zgjidhje për parandalim të keqpërdorimeve. Tani më muajin e ardhshëm duhet të mbahet takim i grupit punues për Strategjinë Nacionale për Inteligjencë Artificiale, në të cilin krahas pushtetit do të marrin pjesë edhe ekspertë edhe sektori joqeveritar. Nga Strategjia pritet jo vetëm të përcaktojë çfarë duhet të bëhet për t’u shfrytëzuar të gjitha të mirat na IA edhe të tërhiqen para të huaja, por edhe të theksohet miratim i rregullores adekuate që do të parandalojë edhe keqpërdorime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button