Një kalë i tërbuar ka vrapuar në drejtimin e kundërt në autostradën Shkup – Tetovë, nuk ka shkaktuar fatkeqësi (VIDEO)

Një karrocë me një kali të tërbuar ka lëvizur në drejtim të kundërt në korsinë më të shpejtë të autostradës Shkup – Tetovë. Videoja në rrjetet sociale e tregon incidentin e rrezikshëm të trafikut, i cili për fat të mirë ka përfunduar pa fatkeqësi. Në video shihet si nëpunësit policor kohë më të gjatë tentojnë dhe në fund arrijnë ta ndalin kalin e tërbuar, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk kanë dhënë të dhëna për këtë incident në biltenin e rregullt ditor.

Ndryshe, këto incidente në rrugët e Maqedonisë nuk paraqesin dukuri të pazakonshme. Rrethojet prej rrjeti përgjatë autostradës shpesh dëmtohen nga vandalët, që sjellin në atë që kafshët të vrapojnë para automjeteve dhe të shkaktojnë aksidente rrugore.

Në autostradat e vendit nuk janë ndërtuar as vendkalime adekuate për kafshët, që është praktikë e zakonshme për vendet e zhvilluara.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button