Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës thuajse i njëjtë numri i pacientëve të shëruar dhe rasteve të reja me Kovid-19

Në Maqedoninë e Veriut gjatë javës janë regjistruar 3 029 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 25 025 testimeve, transmeton Portalb.mk.

Në këtë javë u shëruan 2999 pacientë të infektuar, ashtu që numri i rasteve aktive ngeli thuajse i njëjtë, ndërkohë ndërruan jetë 178. Pacienti 2 vjeçar i cili u regjistruar gjatë javës në listën e pacientëve që ndërruan jetë me Kovid-19, gjegjësisht ishte viktima me moshën më të ulët deri më tani në pandeminë Kovid-19.

“Bëhet fjalë për fëmijë që kishte disa sëmundje të rënda, para një vit te pacienti i vogël janë bërë disa operacione”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke theksuar që ai ka pasur edhe probleme me ritmin e zemrës, ngecje në zhvillim, probleme me frymëmarrjen, etj.

Deri më tani, gjithsej 1,248,079 teste të Covid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 186,549, numri i pacientëve të shëruar është 166,851, numri i të vdekurve është 6,437, dhe numri i rasteve aktive është 13,261.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button