Modë e re e protestimit në Turqi, njeriu në këmbë që inspiroi të tjerët (VIDEO)

Një protestues turk i quajtur “Njeriu në Këmbë” ka udhëhequr një ‘natë roje’ mbi Stamboll në Sheshin Taksim, pasi autoritetet dëbuan demonstruesit.

Artisti i performance Erdem Gunduz qëndroi në heshtje për tetë orë, përballë me një portret të Kemal Ataturkut, themelues i Turqisë moderne, laike. Qindra të tjerë u bashkuan me atë në shesh, i cili u rihap të hënën, para se të shpërndaheshin nga policia.

Z. Gunduz më vonë i tha BBC-së se ai kishte kërkuar për të mbajtur një qëndrim simbolik.
Dy sindikatat kryesore të tregtisë dje mbajtën tubime e greva një-ditore në kundërshtim të hapur me kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan.

“Unë jam asgjë … Ideja është e rëndësishme…:Përse njerëzit i rezistojnë qeverisë. Qeveria nuk do ta kuptojë, nuk përpiqet për të kuptuar pse njerëzit janë në rrugë. Kjo është me të vërtetë rezistenca e heshtur unë shpresoj se njerëzit të mendojnë ‘çfarë ka ndodhur atje?’-tha ai.

“Njeriu në këmbë” dominoi në Twitter-in të martën në mëngjes. Protesta e zotit Gunduz dallon me përleshjet e dhunshme të javëve të fundit, në të cilën 5.000 njerëzjanë plagosur dhe të paktën katër kanë vdekur.

Erdogan: Nëse nuk ndaleni, do ta përdorim ushtrinë

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan ka deklaruar se nëse protestat vazhdojnë me këtë ritëm, edhe pse me delegacionet e protestuesve u arrit një kompromis paqeje me pritje të vendimit të Gjykatës mbi mbajtjen e një referendumi për projektin e parkut “Gezi” (nisma e protestave), por ata nuk po e respektojnë këtë, atëherë ai do të jetë i detyruar të angazhojë Ushtrinë për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në vend. Erdogan u bëri thirrje protestuesve që të mos lejojnë veten të manipulohen nga terroristët, ndërsa protestat hynë në javën e tretë.

Autoritetet turke i kanë konsideruar protestat të jashtëligjshme, pasi si qeverisja lokale, edhe ajo qendrore e kanë pezulluar përkohësisht të drejtën për të protestuar derisa vendi t’i rikthehet normalitetit. Protestat kanë vazhduar gjatë natës me policinë turke që ka arrestuar rreth 500 veta, sipas mediave lokale.

 “Këto protesta janë të paligjshme, ndaj duhet të përfundojnë. Shteti ka ende Policinë, nëse nuk do të mjaftojë kemi Xhandarmërinë dhe nëse ende nuk do të mjaftojë, edhe Frcat e Armatosura”, deklaroi zëvendëskryeministri turk, Bulent Arinc.

Ndërsa Kryeministri Erdogan ka komentuar mbi thirrjet e Parlamentit Europian për demokratizimin e vendit, se “Turqia nuk është një vend anëtar dhe ne nuk e njohim Parlamentin Europian”  duke argumentuar se PE nuk e ka të drejtën e vendimeve mbi Turqinë.

Protestat filluan më 28 maj kundër një plani për të rizhvilluar ‘Parkun Gezi’ të Stambollit, në sheshin qendror të qytetit Taksim, por tani është kthyer në antiqeveritare në mbarë vendin.

Lajme të ngjashme

Back to top button