RMV, më shumë të shëruar sesa të infektuar me kovid gjatë 24 orëve, një 35 vjeçarë pjesë e pacientëve që ndërruan jetë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon sene 24 orët e fundit janë regjistruar 199 raste të reja me Covid-19 nga 2 558 testime të kryera, 556 pacientë u shëruan, ndërsa 32 humbën jetën. Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 180,243, numri i pacientëve të shëruar është 159,365, numri i vdekjeve është 6,097, dhe numri i rasteve aktive është 14 781, transmeton Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë 13 qytetarë (80, 76, 75, 72, 72, 69, 69, 64, 61, 57, 55, 45, 35v), gjashtë në Tetovë (81, 78, 77, 69, 62, 53v), tre nga Gostivari (83, 74, 68v), dy persona nga Velesi (72, 64v) dhe nga një në Prilep (80v), Kavadarci (72v), Ohri (77v), Strumica (77v), Struga (79v), Sveti Nikolla (57v), Radovishi (49v) dhe Delçeva (71v).

Deri më tani janë realizuar 1 190 914 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button