RMV, dje janë aplikuar mbi 13 mijë vaksina anti-kovid

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se vaksinimi në të gjitha pikat e shtetit po zhvillohet pa pengesa si dhe vazhdon edhe vaksinimi në terren. Deri në fund të ditës së djeshme gjithsej në RMV janë vaksinuar 741.533 qytetarë, prej të cilëve 564.488 me dy doza. Dje dozë të parë të vaksinës kanë marrë 4.251 qytetarë, ndërkaq gjithsej janë vaksinuar 13.219, njofton Portalb.mk.

Me numrat e fundit 53% e popullatës mbi 40-vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 29% e popullatës mbi 18-39-vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës anti-kovid.

“Qytetarët pa termit të caktuar, vaksinohen në pikat e ekzistuese në shtet. Fëmijët prej 12 deri në 18-vjet vaksinohen me pajtimin e prindit. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë e vetmja mënyrë që të fitohet pandemia”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se vetëm me vaksinimin e plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe zvogëlohet gjasa nga sëmundja, por edhe vdekja nga e njëjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button