Vaksinimin masiv kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut po e pengojnë dezinformatat, vlerësojnë nga Qeveria

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerësoi që lufta ndaj dezinformatave duhet të bëhet përmes publikimit të informacioneve të sakta nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në këtë pjesë të forumit mori pjesë përmes Koordinatorit nacional për komunikim strategjik, Marjan Zabranec, ku tema e ditës ishte “Në luftë kundër dezinformatave me informata: Ruajtja e sigurisë përmes fakteve”. Qëllimi i këtij forumi është të shpaloste lufta e BE-së kundër dezinformatave dhe si shtetet i trajtojnë këto probleme.

“Dezinformatat dhe lajmet e rrejshme janë kërcënim serioz për demokracinë dhe proceset demokratike, ndërsa për t’u marrë me këta, Qeveria e Maqedonisë së Veriut krijoi plan aksional”, deklaroi Zabrcanec.

Ai sqaroi që Maqedonia e Veriut ishte cak i dezinformatave në periudha të ndryshëm, si ndryshimet kushtetuese, referendumi, Marrëveshja e Prespës, zgjedhjet, etj.

“Lajmet e rrejshme dhe dezinformatat, ishin dhe janë aktive kur është në pyetje pandemia me Kovid-19 dhe veçanërisht në periudhën aktuale kur në vend po zbatohet vaksinimi masiv, i cili po pengohet me dezinformata”, deklaroi Zabranec, duke vlerësuar që Qeveria dhe organizatat duhet të jenë më aktive në luftën kundër këtyre fenomeneve.

“Ne duhet të krijojmë kushte për të ndryshuar lojën. Qeveritë, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare të bashkuara në luftën e përbashkët kundër dezinformatave, në vend që të jetojnë në frikë, duhet të jenë proaktive në promovimin e vlerave demokratike dhe të eliminojnë efektet e dezinformatave me transparencë aktive. Kur qytetarët të kenë qasje në të gjitha faktet, do të jetë shumë më e vështirë për krijuesit e dezinformatave të manipulojnë. “Ky informacion duhet të sigurohet, prodhohet, botohet dhe promovohet në mënyrë më transparente,” tha Zabrcanec, duke shtuar se bashkëpunimi intensiv ndërsektorial shtesë, si dhe një program strategjik i shkrim-leximit të medias krijojnë kushte për promovim të përbashkët dhe efektiv të vlerave demokratike. Si kundërpeshë ndaj dezinformatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button