RMV, partitë politike kanë publikuar një pjesë të kandidatëve për zgjedhjet lokale

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më 17 tetor do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kandidatët që do të qeverisin me komunat për katër vitet e ardhshme. Moment i ri në këto zgjedhje lokale është se, Maqedonia e Veriut do të hyjë me dy koalicione të mëdha ndëretnike, maqedono-shqiptare, bazuar në aktivitetet e partive që janë afër arritjes së koalicioneve parazgjedhore, shkruan Portalb.mk.

Partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) tashmë kanë bërë të ditur se në shumë komuna do ta mbështesin njëra-tjetrën, që në rrethin e parë zgjedhor, ndërsa në Shkup do të kenë kandidat të përbashkët. Ndërkohë, edhe partitë opozitare, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarë dhe Alternativa kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor.

Shumica e partive politike tashmë kanë publikuar një pjesë të emrave të kandidatëve që do të garojnë për kryetarë të komunave në vend.

LSDM

  • Pero Kostadinov për Vallandovë
  • Milikije Halimi për Haraçinën
  • Bllagojço Shapov për Bogdancin
  • Velimir Smilevski për Butelin
  • Marjan Janev për Vasilevën
  • Zoran Zimbakov për Bosillovën
  • Sasho Jankovski për Vevçanin
  • Ivica Dimitrov për Vinicën
  • Robert Peshovski për Gradskon
  • Goran Trajkovski për Dellçevën
  • Llaze Petrov për Demir Kapinë
  • Ango Angov për Dojranin
  • Borçe Gievski për Zelenikovën
  • Jordan Nacev për Karbincin
  • Filip Temellkovski për Kisella Vodën
  • Bllagojçe Iliev për Konçën
  • Tome Hristoski për Krushevën
  • Ace Vellkovski për Llozovën
  • Medat Kurtovski për Mavrovë-Rostushën
  • Lube Kuzmanoski për Novacin
  • Kostadin Georgievski për Ohrin
  • Sllavço Pandurski për Pehçevën
  • Dragan Anastasov për Probishtipin
  • Zhivko Gosharevski për Resnjën
  • Zhaklina Jovanovska për Nagoriçanin e Vjetër
  • Sashko Nikollov për Shtipin
  • Petre Shilegov për Qytetin e Shkupit.
  • Goran Sugareski për Prilepin
  • Sasho Velkovski për Sveti Nikollë
  • Dushko Veskovski për Karposh
  • Hendi Alezoviq për Tetovën
  • Aleksandar Filipovski për Aerodrom
  • Sasho Stojanovski për Sopishtë
  • Jegunovcë – Darko Bllazhevski
  • Kavadar – Goran Todorov
  • Kratovo – Vllatko Bojkovski
  • Çeshinovë – Goran Kërstev
  • Zërnovci – Viktor Angellov
  • Ilinden – Aleksandar Todorovski
  • Novo Sellë – Xvonko Angellov
  • Veles – Nenad Kociq
  • Bërvenicë – Mirko Stojanovski
  • Demir Hisar – Stevçe Mitrevski

VMRO – DPMNE

  • Kisella Vodë – Orce Georgievski
  • Sopishtë – Stevçe Trpovski
  • Qendër – Natasha Kotllar
  • Koçan – Lupço Papazov
  • Petrovec – Borçe Mitevski
  • Ilinden – Aleksandar Gerogievski
  • Shtip – Ivan Jordanov
  • Veles – Marko Kolev
  • Radovish – Aleksandar Ristov
  • Konçe – Zlatko Ristov
  • Bosilovo – Risto Maçev
  • Vallandovë – Toni Uzunov
  • Bogdanci – Marjan Peev
  • Dojran – Filip Donçovski
  • Gjevgjeli – Andon Saramandov
  • Negotinë – Gorna Stojanov
  • Demir Kapi – Andon Donev
  • Rosoman – Tihomir Nikolov
  • Prilep – Borçe Jonçevski
  • Krivogoshtani – Aleksandar Bogdanovski
  • Mogila – Draganço Sobotkovski
  • Novaci – Stevçe Stevanovski
  • Vevçani – Spase Koçovski
  • Bërvenicë – Jovica Ilievski
  • Jegunocvë – Dimitar Kostadinovski
  • Gazi Babë – Boban Stefkovski
  • Toni Mihajllovski – Kumanovë
  • Aleksandar Stojkovski – Gjorçe Petrov
  • Darko Kostovski – Butel
  • Zharko Ristevski – Makedonski Brod
  • Dejan Vlladev – Sveti Nikollë
  • Dimço Atanasovski – Makedonska Kamenica
  • Eleonora Rashkovska – Berovë
  • Zoran Zdravevski – Çashkë
  • Marjan Millenovski – Probishtip
  • Mile Petkov – Vinicë
  • Aleksandar – Kitanski – Pehçevë
  • Jovan Toziovski – Resnjë
  • Biljana Proeska – Krushevë
  • Borçe Spasovski – Rankovcë
  • Sllave Andonov – Vasillevë
  • Sashe Siljanoski – Debarcë
  • Mitko Jançev – Kavadar
  • Borço Kocev – Zrnovcë
  • Todorço Nikollovski – Kratovë

Shilegov do të përballet në garën për kryetar të Qytetit të Shkupit me kandidaten e pavarur, Danela Arsovska. VMRO-DPMNE njoftoi se do të mbështesin Arsovskën për Shkupin.

Partitë shqiptare ende nuk kanë bërë publike listën e plotë të kandidatëve të komunave në të cilat garojnë. Beteja më e ashpër për garë sa i përket komunave që momentalisht udhëhiqen nga partitë shqiptare, pritet të jetë për komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Çairit. Me Komunën e Tetovës në dy mandatet e fundit ka qeverisur Teuta Arifi, e cila përballet me kritika të ashpra nga aktivistët dhe qytetarët, për shkak se nuk ka arritur që të përmbush premtimet e bëra dhe nuk ka arritur të nxjerrë nga kaosi këtë komunë. Por, edhe përkundër kësaj, jozyrtarisht flitet që Arifi të garojë edhe për një mandat. Një situatë e ngjashme është edhe me Komunën e Çairit, ku kryetar është Visar Ganiu. Edhe në këtë komunë nuk është punuar në përputhje me premtimet e bëra, ndërsa sipas paralajmërimeve jozyrtare, Ganiu pritet të garojë sërish për Komunën e Çairit. Ndërkohë, BDI synon të mbajë Komunën e Strugës dhe të fitojë komunën e Gostivarit, ku aktualisht kryetar është Arben Taravari nga ASH.

Partitë shqiptare deri më tani kanë publikuar këto kandidatura:

 ASH – AAA

  • Gostivar – Arben Taravari
  • Haraçinë – Naim Sinani
  • Tearcë – Nazim Taipi
  • Zhelinë – Mahir Ziberi
  • Dibër – Bekim Pocesta
  • Strugë – Idro Istrefi
  • Çair – Bekim Sali
  • Vrapçishtë – Isen Shabani

Lëvizja Besa

  • Bilall Kasami – Tetovë
  • Fadil Zeneli – Gostivar
  • Blerim Sejdiu – Zhelinë
  • Kastriot Rexhepi – Çair
  • Daut Memishi – Tearcë

PDSH

  • Azem Sadiku – Studeniçan
  • Misin Gradinaj – Çair
  • Sadi Bexheti – Tetovë

Ndërkohë, partia në pushtet, BDI paralajmëroi se do të publikojë listën e kandidatëve më 4 shtator. Jozyrtarisht perpos Teuta Arifit për Tetovën, deri tani nga BDI janë folur Fatmir Dehari për Kërçovën , Arkin Jahiji për Bërvenicën dhe Ridvan Ibraimi për Haraçinën.

Fatmir Dehari në Kërçovë do të përballet me Fatmir Limanin, profesor i historisë dhe ish -zëvendës drejtor i ESM-së, i cili ka paraqitur kandidaturën e pavarur për kryetar të komunës së Kërçovës

Gjithashtu pritet që këtë herë LSDM-ja të qëndrojë prapa kandidaturës së Deharit, siç ndodhi në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2017. Për VMRO-DPMNE-në, nga ana tjetër, është e pasigurt nëse këtë herë do të shkojë me kandidatin e saj për Kërçovën, siç preferonte në të gjitha ciklet e mëparshme, apo përfundimisht do të mbështesë kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, nëse ka është marrëveshje për bashkëpunim me këtë parti në zgjedhje.

Ndërkohë, në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor.

Deri më tani, janë mbledhur nënshkrime për 18 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash, ndërsa edhe për 15 kandidatë të tjerë vazhdon procedura. Në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ -së, nënshkrimet e nevojshme i mblodhën edhe 38 grupe të pavarura zgjedhësish për listat e këshilltarëve, dhe 26 janë në proces e sipër.

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” e cila në zgjedhjet lokale të tetorit garon për këshillin komunal të Tetovës, dorëzoi listën me 31 këshilltarë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku bartës i kësaj liste është arkitekti Hamdi Sulemani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button