Protestohet masovikisht në Brazil, policia përleshet me protestuesit (VIDEO)

Para parlamentit lokal në Rio de Zhanejro erdhi deri në përleshje mes demonstruesve dhe policisë, në fund të protestës kundër rritjes së çmimeve të transportit të qytetit dhe shpenzimeve për Kampionatin botëror në futboll në vitin 2014, në të cilin Brazili është nikoqir, transmetojnë mediat franceze.

Në Brazil për momentin zhvillohet Kupa e futbollit të konfederatave.Një grup demonstruesish hodhën fishekzjarre pas policisë dhe u vunë zjarr kazaneve për mbeturina.

Rreth 80 policë në ndërtesën e Parlamentit lokal të Rio De Zhanejros u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës  dhe plumba gome.Sipas policisë, pesë policë janë lënduar nga demonstruesit, në Rio protestuan rreth 100.000 persona.

Në kryeqytetin brazilian të paktën 200 demonstrues janë ngjitur  në çatitë e parlamentit kombëtar. Sipas të dhënave të policisë në kryeqytet protestuan 5.000 persona.
Në Sao paolo gjithashtu u mbajtën demonstrata, në të cilat morën pjesë rreth 65.000 persona.
Në qytet e tjera të mëdha braziliane, gjithashtu , mbahen protesta. Në tërë vendin protestuan gjithsej mbi 200.000 persona.

Protestat janë organizuar në rrjetet sociale dhe nuk kanë lidhje  me forcat politike.
Presidentja e Brazilit Dilma Rusef deklaroi se demonstratat e qeta janë ligjore dhe janë pjesë e demokracisë.

Lëvizja protestuese në Brazili filloi javën e kaluar kundër rritjes së çmimeve të biletave për autobusë, trena dhe metro në Sao Palo, me ç’ka u përfshinë edhe qytet tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button