U hap zyrtarisht edicioni i 60 -të i “Mbrëmjeve strugane të poezisë”
Me ndezjen tradicionale të zjarrit poetik, në tarracën e hotelit “Drim” në Strugë në prani të shumë poetëve nga vendi dhe jashtë, si dhe zyrtarë qeveritarë dhe dashamirës të fjalës së shkruar, u hap zyrtarisht edicioni i 60-të “Mbrëmjet strugane të poezisë, transmeton Portalb.mk.
Mbrëmjen e hapi poeti dhe shkrimtari, Jovan Strezovski, i cili pati prezantim narrativ, duke theksuar historinë e festivalit, krijimin, rrjedhën dhe rritjen e tij.
Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska duke iu referuar termave karakteristikë të Strugës, fjalimin ia kushtoi poetëve, duke u uruar atyre shumë vargje dhe vite të tjera të suksesshme në Mbrëmjet strugane të poezisë.
Në edicionin jubilar, i cili mbahet sipas protokolleve të veçanta për shkak të pandemisë së Kovid – 19, marrin pjesë rreth 30 poetë nga Austria, Shqipëria, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Estonia, India, Italia, Lituania, Kosova, Mongolia, Palestina, SHBA, Sllovenia, Serbia, Hungaria, Franca, Kroacia, Mali i Zi, Zvicra. Disa prej tyre, përfshirë fituesen e Kurorës së Artë, poeten britanike Kerol En Dafi, kishin lexime video.
Laureatja e këtij viti në videon e saj në hapjen e Festivalit shprehu kënaqësinë që ajo është fituese e Kurorës së Artë dhe iu bashkua emrave të lartë poetikë, nga të cilët ka leuari poezi.
Edicioni jubilar i festivalit do të mbahet nën moton “Dëshmi të lartësuara, vargje sublime”, e cila sipas IK “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, thekson rëndësinë e Parkut të Poezisë dhe simbolikën e mbjelljes së pemëve nga laureatët çdo vit, si një akt që feston rritjen e festivalit.
Pjesa më e madhe e leximeve të poezisë dhe portreteve të festivalit do të mbahen në tarracën verore në hotelin “Drim” dhe në skenën verore në Qendrën për kulturë, dhe është paralajmërua prania e rreth 30 poetëve nga vendi dhe bota.
Manifestimi përfundon të dielën me leximin e poezisë ndërkombëtare “Urat” dhe prezantimin e çmimeve, “Vëllezërit Milladinov” dhe “Urat e Strugës”, në tarracën verore të hotelit “Drim”.