RMV, nga 1 shtatori hyrja në vend vetëm për plotësisht të vaksinuarit, që e kanë kaluar sëmundjen deri në 45 ditë ose test negativ PCR

Qeveria në seancën e mbrëmshme vendosi që, nga 1 shtatori, shtetasit tonë dhe të huajt do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimin kufitar paraqesin certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht se kanë pranuar të paktën dy doza vaksine kundër sëmundjes infektive kovid-19, certifikatë/vërtetim se e kanë kaluar kovid-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, ose me vërtetim mjekësor me rezultat negativ të testit PCR, i bërë 72 orë para hyrjes në vend, transmeton Portalb.mk.

Për qytetarët tanë, të cilët do të kthehen në vend pas 1 shtatorit dhe nuk kanë test PCR, ose certifikata për vaksinim ose se e kanë kaluar kovid-19, me vendim të inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror do të përcaktohet masë karantine prej 7 (shtatë) ditësh izolim në shtëpi.

Shtetasit e huaj që kalojnë transit nëpër vendin tonë do të mund ta bëjnë këtë brenda 5 orëve duke nënshkruar paraprakisht një deklaratë, në momentin e hyrjes në vend, të cilën ata do të duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.

Këto masa, vijnë si pasojë e rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve njëkohësisht dhe mbingarkimit të spitaleve. Vetë dje u regjistruan gjithsej 1.210 raste të reja nga 7.084 të testuar, 451 pacientë u shëruan, ndërkohë 32 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 170.412, të shëruarve 152.916, të vdekurve 5.727, ndërkaq për momentin ka 11.769 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button