277 milion euro për PTK-në Kosovare, thuajse u fal

Për pesë vite me radhë sa ka realizuar fitime PTK’ja (2008 = 80 milion euro, 2009 = 50 milion euro, 2010 = 43 milion euro, 2011 = 51 milion euro dhe 2012 = 56 milion euro, një total pesë vjeçar prej 280 milion euro), aq e lartë ka qenë oferta më e mirë për privatizimin e kompanisë shtetërore të telekomit në Kosovë.

Sipas Reuters, një konzorcium ndërkombëtar përbërë nga ACP Axos Capital GMBh, Najafi Companies në partneritet me BT Group, ka ofruar 277 milion euro për të marrë 75% të PTK’s, ku sipas disa njohësve të industrisë së Kosovës, një ofertë e këtillë nëse pranohet është e turpshme dhe nuk duhet pranuar, pasi që privatizuesi pa bërë shumë punë dhe me gjithë keqpërdorimet mund të nxjerr investimin për më pak se 5 vjet, ndoshta edhe për 2-3 vite nëse shtrëngon shpenzimet. Në konkurrim ka qenë edhe një kompani tjetër, ndërsa kanë qenë vetëm dy oferta, për shkak se pas shumë shtyrjeve e telashe, janë tërhequr shumë konkurrent.

Në fakt më vonë gjatë ditës u kuptua se ofertuesi më i lartë ka një kusht shtesë që kushtëzon çmimin, ku thuhet se PTK duhet të ketë 35 milion euro kesh në llogari, në të kundërtën oferta bie nën shumën e ofertuar. Rekomandimet nga njohësit vijnë në drejtim të asaj që qeveria e Kosovës do të ketë rezultate më të mira, nëse merr hua në vend se të shet PTK’n.
PTK, që është në konkurrencë me IPKO’n, ka më shumë se 1 milion përdorues mobil, dhe më shumë se 100,000 klient në telefoninë fikse e gjithashtu edhe klient në shërbime të internetit dhe kabllorit.

AXOS Capital Partners
Me një kërkim në Google informatat mbi këtë kompani janë shumë të pakta dhe krejt ajo që mund të mësohet është strategjia për investime e saj, informatat mbi të dhe qasjen në investime e menaxhime, si dhe mundësitë për punësim. Ndërsa nuk ka asnjë informat mbi projekte, investime apo ndërlidhje në çfarëdo forme për ndonjë kompani që ka të bëjë me telekom.

Najafi Companies
Kërkimi mbi të në Google gjithashtu sjell pak rezultate por ipen të njëjtat informata si me AXOS Capital Partners, pra një kompani që merret me investime, që ka disa emra prapa saj dhe disa shembuj ku kjo kompani ka investuar ku asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me industri të telekomit.

BT Group

Mbi këtë kompani ka më shumë informata dhe tregohet se është një prej kompanive më të njohura dhe më të mëdha në botë, në shërbim të nevojave të klientëve në Britani të madhe dhe në më shumë se 170 shtete anembanë botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button