Të gjitha njësitë speciale të MPB-së në kazermën ‘Gjorçe Petrov’

Në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup sot u mbajt stërvitja përfundimtare “Koordinator  – 2013” ku morën pjesë të gjitha njësitë speciale të MPB-së.

Qindra protestues të mllefosur sulmuan gjatë orëve të paradites Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke tentuar të hynin me forcë në zyrat e ministrit dhe ekipit të tij. Por reagimi i shpejtë i forcave speciale, i shpëtoi zyrtarët. 

Në këtë stërvitje mori pjesë edhe ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska si dhe funksionarë të lartë të këtij dikasteri.

“Ajo që kishim për qëllim ishte që sot të dëshmojmë se nëpërmjet një aktiviteti të koordinuar, të njësiteve të ndryshme të ministrisë së Brendshme, mund të përballemi me situata më të ndërlikuara sa i përket rasteve kur prishet qetësia dhe rendi publik. Sot gjithashtu, këtu para vizitorëve prezantuam edhe pajisjet që përdorin njësitet tona, siç mund të shihni pajisjet me të cilën stërviten këto njësite, dhe që përdorin në të vërtetë”, tha Gordana Jankullovska – Ministre e Brendshme.

Qëllimi stërvitjes, në pajtim me skenarin, do të jetë vendosja e rendit të prishur publik dhe paqes në korniza më të mëdha dhe tërheqja e VIP personit nga objekti.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button