Qeveria do t’i kthejë shpërblimet e diskutueshme në KShZ, për shkak të të cilave dha dorëheqje e gjithë përbërja pas vërejtjeve të ambasadës amerikane

Kodi i ri zgjedhor, i cili do të miratohet pas zgjedhjeve lokale pasi qeveria dështoi në synimin e saj për të ndryshuar rregullat e lojës në mes të procesit zgjedhor, rikthen në jetë shpërblimet e diskutueshme për anëtarët dhe shërbimet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për shkak të të cilave në vitin 2017 dha dorëheqje e gjithë përbërja e këtij organi, transmeton Portalb.mk.

Në dhjetor të vitit 2017, ambasadori i atëhershëm amerikan Jess Bailey zbuloi se anëtarët e KSHZ-së kishin shpërndarë bonuse prej nga një rroge për çdo muaj të procesit zgjedhor, pas së cilës dhanë dorëheqjen nën presionin e publikut dhe premtuan se do t’i kthejnë paratë.

Tani, dy përbërje të KSHZ -së më vonë, qeveria konsideron se megjithatë është nevojshme që anëtarët të marrin shpërblime për diçka që gjithsesi është punë e tyre dhe tashmë marrin paga të larta.

Dispozita ekzistuese e Kodit Zgjedhor parashikon që anëtarët e KSHZ -së vetë t’i përcaktojnë shpërblimet e tyre, siç bënë anëtarët në vitin 2017, të udhëhequr nga kryetari i komisionit Aleksandar Çiçakovski, kurse me ndryshimet e propozuara tarifa do të jetë fikse dhe do të jetë 50 për qind të pagës.

Dallimi është se atëherë anëtarët e KSHZ -së u vetë-shpërblyen me 4 paga shtesë, kurse tani qeveria dëshiron t’i shpërblejë me nga një bonus prej dy pagave për çdo proces zgjedhor ose referendum të mundshëm.

“Në nenin 19 pas paragrafit (2) shtohet një paragraf i ri (3) i cili thotë:” (3) Tarifa nga paragrafi (2) i këtij neni për kryetarin, zëvendësin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe punonjësit në shërbimin profesional të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është 50% e shumës së pagave individuale për çdo muaj të procesit zgjedhor”, thuhet në ndryshimin e propozuar të Kodit Zgjedhor.

E diskutueshme në Kodin e propozuar Zgjedhor ishte edhe rritja e numrit të nënshkrimeve që duhet të mblidhen nga kandidatët e pavarur, për shkak të të cilit u shty miratimi i tij në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button