Gjermania e shpalli Maqedoninë e Veriut si zonë me rrezik të lartë, të pavaksinuarit do të shkojnë në karantin 10-ditor pasi të hynë atje

Gjermania sërish e klasifikoi Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë për shkak të numrit të zmadhuar të infektuarve me koronavirus, prandaj nga 22 gushti do të vlejnë rregulla të reja për hyrje në atë vend, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Personat mbi 12 vjeç të cilët janë tërësisht të imunizuar me vaksinë të aprovuar në Gjermani mund të hyjnë lirshëm në vend, pavarësisht qëllimit të udhëtimit të tyre. Të tjerët do të mund të hyjnë në Gjermani vetëm nëse kanë arsye të domosdoshme, mirëpo në atë rast së pari do të duhet të futen në karantinë dhjetëditore. Testimi për koronavirus mund të bëhet jo më herët se pesë ditë pas hyrjes dhe rezultati të dërgohet nëpërmjet faqes për regjistrim në Gjermani.

“Të gjithë udhëtarët janë të detyruar menjëherë pas hyrjes në atë vend të nisen drejtpërdrejtë në vendin e paraparë për akomodim dhe aty të rrinë në karantinë tërë kohën. Nuk lejohet të pranohen vizitorë. Parimisht, kjo karantinë zgjat dhjetë ditë. Nëse ndërkohë paraqitni dëshmi për vaksinim ose shërim nëpërmjet faqes për hyrje, karantina mund të përfundojë më herët” ka informuar ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Gjermani deri tani i ka miratuar vaksinat e Fajzer/Biontek, “Moderna”, “AstraZeneka” dhe atë të “Xhonson & Xhonson”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button