Teoritë e reja konspirative për COVID-19 fitojnë terren, ndërsa të vjetrat rishfaqen

Në vitin 2021, tre narracione konspirative kundër vaksinimit ndaj COVID-19 janë bërë gjithnjë e më popullore. E para pretendon se vaksinat COVID-19 janë bërë nga kimikate vdekjeprurëse dhe vrasin më shumë njerëz sesa kursejnë. E dyta supozon se tashmë ka kura për COVID-19, duke e bërë vaksinimin të panevojshëm. Rrëfimi i tretë, një përsëritje e një komploti të vjetër nga viti 2020, argumenton se vaksinat janë pjesë e një sistemi identifikimi global. Kontrollues të ndryshëm të fakteve, ndër to edhe DFRLab, zbuloi se faqet e spikatura të dezinformimit pro-Kremlinit SouthFront dhe GlobalResearch, si dhe përdorues në Twitter dhe Facebook, kanë kontribuar në këto konspiracione. Për të dokumentuar përhapjen e këtyre komploteve, transmeton Vërtetmatësi.

Për shembull, një video e postuar në korrik 2021, që supozohet se vërteton ekzistencën e një diagnoze të diskutueshme të sëmundjes të njohur si morgellons, bëri xhiron në TikTok, duke kap pothuajse 220,000 shikime. Morgellons është një gjendje e paprovuar e lëkurës ku fibrat ose grimcat e tjera dalin nga plagët e lëkurës. Teoricienët e konspiracioneve kundër COVID-19 kanë luftuar ashpër gjatë tetë muajve të fundit për të vërtetuar se sëmundja ekziston në kontekstin e një teorie të çuditshme konspirative që pretendon se fibrat në shtupat e testit COVID-19 janë të gjalla, duke shkaktuar këtë gjendje. Videoja TikTok ripërpunon një video në Facebook nga qershori i këtij viti, e cila gjithashtu pretendonte se shtupat e testit COVID-19 janë të gjalla dhe shkaktojnë këtë sëmundje. Ky konspiracion, i cili është demaskuar shumë herë, është një nga disa teoritë konspiraive që pretendojnë se testet dhe trajtimet e COVID-19 gjymtojnë dhe vrasin njerëz.

Ndoshta konspiracioni më i popullarizuar dhe i përhapur është se vaksinat COVID-19 janë në vetvete vdekjeprurëse. Një artikull nga faqja e konspiracionit GlobalResearch.ca argumentoi se vdekjet nga vaksinat kundër COVID-19 janë 407 herë më të larta se të gjitha vaksinat e tjera të kombinuara, ndërsa një artikull tjetër pretendoi se vaksinat në fakt po i çojnë më shumë njerëz të infektohen me COVID-19.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button