RMV, përkundër se ishin në izolim për kovid, tre qytetarët e lëshuan shtetin

Tre qytetarë të Maqedonisë së Veriut e kanë lëshuar shtetin, në kohën kur duhej të ishin në shtëpi në izolim për shkak Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Policia raportoi që tre qytetarët e Gostivarit kishin vendim për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe i Shëndetit për të qëndruar në shtëpi për shkak Kovid-19, ndërsa gjatë kontrolleve të realizuara, nuk kanë qenë në vendin e duhur.

“Pastaj, ishte konstatuar se 48 vjeçari Sh.D., 25 vjeçari H.A. dhe 33 vjeçari L.J. e kishin lëshuar shtetin”, raportojnë nga Policia, duke paralajmëruar që ndaj tyre do të ndjekin procedurat në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button