Nigeria e pamëshirshme ndaj Tahitit

Futbollistët e Nigerisë kanë deklasuar Tahitit me rezultat 6:1 në ndeshjen e fundit të raundit të parë të Kupës së Konfederatave në Brazil.
Nigerianët tërë punën praktikisht e përfunduan për gjysmë orë kur arritën të shënojnë tri gola.

Shënues për “super shqiponjat” ishin Elderson (2) dhe Oduamadi (3). Është interesant se autori i të vetmit gol për Tahitin Teo ishte shënues edhe i golit të gjashtë për Nigerinë (autogol).

Me këtë fitore Nigeria ka marrë kreun e renditjes në grupin B pas xhiros së fundit, mirëpo në dy xhirot e fundit i presin rivalë shumë më të vështirë.
Të premten do të luajnë kundër Uruguait, kurse në xhiron e fundit kundër Spanjës.

Lajme të ngjashme

Back to top button