Italia e treta pas penaltive

Italia e ka zënë vendin e tretë në Kupën e Konfederatave duke e mposhtur Uruguain vetëm pas ekzekutimit të penalltive. 

Pak ditë pasi që humbin shansin për të qenë në finale ku u eliminua nga Spanja pikërisht në penallti, Italia e gjeti veten në ndeshjen e sotme.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2. Astori realizoj për 1:0 në minutën e 25. Cavani barazoj në minutën e 58 në 1:1. 

Diamanti nga gjuajtja e lirë realizoj gol të bukur në minutën e 73, për 2:1. Vetëm pesë minuta më vonë Cavani kundërpërgjigjet me një gol edhe më të bukur për 2:2.
Në penallti për Italinë realizuan Aquilani, El Sharawy dhe Giacherini, ndërsa te Uruguaj shënuan vetëm Cavani e Suarez. Buffon arriti të ndalë tre penallti për fitoren e Italisë, që i dha vendin e tretë në Kupën e Kofederatave.

Lajme të ngjashme

Back to top button