Brazili ndali dominimin e Spanjës (VIDEO – TE GJITHA GOLAT)

Brazili është fituesi i Kupës së Konfederatave. Përfaqësuesja e Felipe Scolarit e ka mposhtur Spanjën në finale me rezultat 3:0 duke i shkaktuar humbjen e parë pas disa vitesh.

Fred në minutën e dytë i paralajmëroj spanjollët se do të kenë punë të vështirë në këtë ndeshje. Neymar në minutën e 44 realizoj një gol të bukur për 2:0. Fred shënon përsëri goli i tij të dytë në këtë mbrëmje dhe të tretin për Brazilin në minutën e 47.

Ramos dështoi të shënoj golin e vetëm për Spanjën duke mos qenë preciz nga penalltia. Neymar e nxori Piquen nga loja në minutën e 70, kr pas një ndërhyrje nga prapa u ndëshkua me karton t verdhë. 

Ky është triumfi i katërt i Brazilit në këtë kupë dhe i treti radhazi (1997, 2005, 2009, 2013). Spanja, nga ana tjetër, do të vazhdojë të mos e ketë në sirtar këtë trofe.

Lajme të ngjashme

Back to top button